Përmes një udhëtimi në kohën e kaluar Galeria e Sofjes “Vaska Emanuillova” na kthen në Parisin e viteve 30 të shekullit të kaluar – të parë përmes syve të piktorëve nga e ashtuquajtura koloni bullgare. Ekspozita “Takime në Paris” prezanton udhëtimin e një grupi piktorëve vendës deri tek kryeqyteti francez, që për ta është një “mishërim i modernizmit shumë të dëshiruar evropian, që kërkon mbështetje në trashëgiminë e antikitetit, duke u luhatur midis avangardës dhe tradicionalizmit”, tregojnë kuratorët.
Gjatë verës së vitit 1939 mes “aventuristëve udhëtues” është dhe Vaska Emanuillova, e cila ka realizuar ikjen e vet të parë dhe të fundit nga atdheu. Ajo të cilën e ka parë në qytetin e dritës do të ndikojë shumë mbi zhvillimin e saj dhe ajo do të kthehet në një nga gratë më produktive skulptore tek ne. Përveç krijimeve të saj të pa treguara deri në këtë moment, në ekspozitë janë përfshirë 44 krijime, të lidhura me frymën e Parisit të piktorëve si Nenko Ballkanski, Ilia Beshkov, Georgi Popov, Donka Konstantinova. Hapja e ekspozitë në galerinë e kryeqytetit është më 9 shkurt.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..