Nuk ka nevojë të ndryshohen masat antiepidemike, por kontrolli do të rritet
Nuk ka rritje të incidencës me më shumë se 10 për qind, gjë që nuk kërkon ndryshim të masave antiepidemike kundër Covid-19, tha drejtori i spitalit të urgjencës në kryeqytet "Pirogov" Prof. Dr. Asen Balltov. Sidoqoftë, kontrolli mbi respektimin e tyre do të rritet. Kjo u bë e qartë pas një takimi të drejtorëve të spitaleve të Sofjes me Ministrin e Shëndetësisë Kostadin Angellov për shkak të hyrjes së kryeqytetit përsëri në zonën e kuqe për nga numri i personave të infektuar me Covid-19.
Sot në parlament Angellov njoftoi se gati 280 pika vaksinimi do të krijohen në të gjithë vendin, të cilat do të jenë të dukshme në një platformë të veçantë.
Nuk do të zëvendësojnë PCR testet në kufi me teste të shpejta të antigjenit
Në pritje të një vale të re të tretë të koronavirusit, Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetit Doc. Angell Kunçev shpjegoi për BNT se shumë shpesh pandemitë ndodhin në dy ose tri valë. Kjo u vërejt në gripin e shpendëve dhe të derrave, si dhe në gripin spanjoll.
Në lidhje me kërkesën për shfrytëzimin e testeve të antigjenit për ata që vijnë nga jashtë, Kunçev tha se testi PCR është standardi i artë. Nëse duam të jemi të sigurt që nuk mbeten të infektuar të pazbuluar ky është testi që na jep një garanci të plotë. Testet e shpejta janë për lehtësinë e qytetarëve, por për qëllime të kontrollit kufitar ka shumë pak vende që pranojnë dhe testet e shpejta, shumica kërkojnë teste PCR dhe për momentin kjo do të mbetet e tillë.
Të infektuarit me Covid-19 tejkalojnë të kuruarit për 24 orët e fundit
883 janë rastet e reja të koronavirusit në vend nga 10 541 teste të kryera, sipas të dhënave më të fundit nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Mostrat pozitive janë 8.3 për qind. Shumica e rasteve të reja janë në kryeqytet - 226, pasuar nga Plovdiv - me 67 dhe Burgas me 63 raste.
Pacientët aktivë janë 20 545.
3033 trajtohen në spital, prej tyre 277 pacientë janë në kujdes intensiv. 54 njerëz vdiqën në një ditë. Të sapo kuruarit janë 780.
Për herë të parë në një muaj, numri i të infektuarve në ditë tejkalon numrin e të kuruarve.
3901 veta u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i personave të imunizuar tani është 54 025. Dy doza u dhanë 17 096 personave.
Fushatë në përkrahje të prodhimit bullgar
Organizata të biznesit dhe Agjencia për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme fillojnë një fushatë në mbështetje të prodhimit bullgar nën moton “Zgjedhja juaj ka rëndësi”. Qëllimi është përkrahja e ekonomisë bullgare në vitin e krizës. Nisma e informacionit ka për qëllim të ndihmojë në kapërcimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19 dhe në veçanti në rënien e mallrave të prodhuara në Bullgari në vitin e kaluar 2020.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Autor: Joan Kolev dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..