Më 6 shkurt mbushen 143 vjet nga Çlirimi i qytetit Burgas nga skllavëruesit osmanë. Festimet filluan në qendër të qytetit me ritual të ngritjes së flamujve të Bullgarisë, Bashkimit Evropian dhe Komunës Burgas. Pas ceremonisë, u shërbye një liturgji lutjeje nga kleri ortodoks i qytetit. Dhjetëra banues të Burgasit bënë homazhe dhe vendosën lule përpara Monumentit të Çlirimtarëve Rusë, Pllakës Përkujtimore të Gjen. Lermontov dhe Monumentit të Infermierisë Ruse në Kopshtin Detar. Për nder të festës, Muzeu Historik Rajonal hapi lirisht dyert për vizitorët për të ndjekur ekspozitën “Rruga drejt Lirisë”. Ajo përfshin tekste, dokumente, fotografi dhe gdhendje që ndjekin rrjedhën e ngjarjeve historike që çuan në datën e respektur 3 Mars 1878, kur Bullgaria u Çlirua.
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..