Filloi imunizimi me vaksinat Astra Zeneca
Vaksinat nga Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca” do t'u jepen mjekëve, zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe agjencive të sigurisë kombëtare. Dozat e para arritën në Bullgari vonë më 6 shkurt. Informacioni zyrtar është se nuk ka kufizime moshe për vendosjen e tyre. Sipas, drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Barnave Bogdan Kirilov, vaksina mund t'u jepet personave mbi 18 vjeç.
Në sprovat klinike, pjesëmarrësit mbi 55 vjeç ishin më të kufizuar, gjë që nuk lejoi që të vlerësohejë efikasiteti. Kirilov theksoi se një studim është bërë për ta në bazë të përgjigjes imune dhe sigurisë, dhe nuk ka asnjë ndryshim në krahasim me grupet e tjera. Sipas tij, kjo u mundëson ekspertëve të Agjencisë Evropiane të Barnave të japin një rekomandim për aplikimin e vaksinës.
Është e mundur që numri i të imunizuarve të rritet
Vaksina Astra Zeneca kërkon ruajtjen në një frigorifer të zakonshëm midis dy dhe tetë gradë, gjë që do të lehtësojë përhapjen e saj më të shpejtë në Bullgari. Sipas Dr. Asen Baltov, drejtori i Spitalit të Urgjencës “Pirogov”, 300 000 doza të tjera pritet të mbërrijnë brenda katër javëve të ardhshme.
Sipas Baltovit, nëse Shtabi i Vaksinimit merr një vendim dhe ministri e miraton atë, të gjitha dozat e furnizuara do të përdoren plotësisht brenda dy javëve të ardhshme. Drejtori i Spitalit “Pirogov” shpreson që mjekët e përgjithshëm të përfshihen në imunizim në mënyrë që të arrihet deri më shumë njerëz.
Të infektuarit me Covid-19 në Bullgari janë pak më shumë se 8 për qind
Testet pozitive me Covid-19 në Bullgari janë 493, që është pak më shumë se 8 për qind e 5733 testeve të kryera për 24 orët e fundit. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, 12 nga rastet e reja janë me personel mjekësor.
Ka 3133 pacientë me Covid-19 në spitale, nga të cilët 281 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 161 njerëz u shëruan dhe 9 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit.
Më shumë nga të infektuarit janë në Sofje, Burgas dhe Pazarxhik.
156 persona u vaksinuan më 6 shkurt dhe me ta numri i përgjithshëm kaloi 57 000. Prej tyre, ata të imunizuar me dozën e dytë janë 30.5 për qind.
Drejtorët e shkollave insistojnë për autonomi në vendimet për mësim në klasë
Një sondazh i 233 shkollave në vend, i kryer nga Qendra për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”, tregon se drejtorët e shkollave këmbëngulin për autonomi në marrjen e vendimeve për kthimin e nxënësve në shkollë. Sipas të anketuarve, mësimi në dhomat e klasës duhet të përcaktohet në varësi të numrit të nxënësve, sëmundshmërisë në rajon dhe mundësive për organizimin dhe respektimin e masave antiepidemike.
Në sondazhin e kryer nga 1 deri në 3 shkurt, gati dy të tretat e shkollave pjesëmarrëse janë nga zonat rurale, ku nxënësit janë nën 200. Përveç kësaj, ndërtesat janë të mëdha dhe vërehen masat antiepidemike. Prandaj, drejtorët e shkollave këmbëngulin të lejohet një qasje e diferencuar në vendet ku incidenca është shumë më e ulët.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..