Kupa Botërore e gjimnastikës ritmike e cila duhej të zhvillohej nga data 9 deri më 11 prill, do të tërhiqet për në fund të muajit mars për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Salla “Armeec” do të përdoret për numërimin e fletëvotimeve dhe nuk ka sesi të transformohet për garë në kuadrin e 12 orëve”, argumenton vendimin e vet Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës. Por, befasia më e pakëndshme për sportistet fine bullgare dhe admiruesit e tyre është se turneu do të zhvillohet pa publik.
Përveçse duhet të jenë gati deri më 26 mars, kur sportistet do të luajnë kombinimet e tyre të para, organizatorët e turneut drejtohen përpara një sfide tjetër të re - të mund të sigurojnë zhvillimin e parrezikshëm të forumit sportiv në kushtet e epidemisë nga koronavirusi.
“Kudo ka tifozë të sportit tonë dhe është shumë e mjerë, kur sallat janë bosh - komenton Iljana Raeva, presidente e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-programi “Horizont”. Por, mendoj se vajzat, gjyqtarët, trajnerët, dhe organizatorët janë të vetëdijshëm për ankthin i cili i ra njerëzimit si dhe me faktin se do të duhet të marrin parasysh disa gjëra.Më e rëndësishmja është se gjithsesi garë do të ketë, por a do të zhvillohet ajo me publik ose pa publik, kjo është e keqja më e vogël. Shpresoj se kjo periudhë do të kalojë dhe në një të ardhme të afërt përsëri do të jemi bashkë me admiruesit tanë në sallat e gjimnastikës artistike”.
Gara e vetme në të cilën gjimnastet tona do të matin forca me konkurrencën përpara Kupës Botërore në Sofje , është Gran Pri në Moskë. Sipas Ilijana Raevës vajzat asnjëherë nuk kanë qenë në një formë kaq të mirë sportive. Përpara ditëve të numëruara ata i luajtën ushtrimet rutine të tyre në kampionatin e kontrollit, të fituar nga Borjana Kalejn, e cila mori medaljet e arta në të gjitha pajisjet sportive. Pas saj në shumëgarëshin u renditën Katrin Taseva dhe Stiljana Nikollova.
“Që të gjithë mbetëm shumë të kënaqur nga ajo që pamë në kontroll, sepse etapa është shumë e herët, kurse vajzat tona treguan një përgatitje të mirë dhe një mobilizim tepër të mirë - vazhdon Iljana Raeva. Gjatë vitit të kaluar u nevojit disa herë të ndryshojmë kombinimet për t'i komplikuar ato. Pas kampionatit evropian vazhduam në këtë drejtim dhenë këtë moment e gjithë skuadra kombëtare e grave luan kompozicione jashtëzakonisht të ndërlikuara, konkurruese të elitës botërore.Kuptohet, analizuam dhe të gjitha mangësitë dhe bëmë plane të reja për punë, duke shtuar ngarkesën.”
Në Sofje bullgaret do të drejtohen kundra konkurrenteve të veta nga e gjithë bota. Që të gjitha sportistet elitare dhe në garën individuale dhe tek ansamblet kanë deklaruar pjesëmarrjen e vet, sepse turneu do të jetë një kualifikim për Olimpiadën në Tokio.
Detyra tjetër e madhe përpara Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike dhe sportisteve do të jetë Kampionati Evropian në Varna gjatë muajit qershor sivjet.
“Sepse na është për herë të parë ( vendi ynë deri tani nuk ka qenë mikpritës i një kampionati evropian), emocionet tona si dhe mundimi janë shumë të mëdhenj - thotë akoma Iljana Raeva. Këtë javë një ekip i Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike do të udhëtojë për në Varnë, ku do të realizojë takime serioze për saktësime të fundit lidhur me çdo një hollësi .Por, dua t’ju bind, se do të bëheni dëshmitarë të një gare të organizuar shkëlqyeshëm, meqenëse marrim një përkrahje të madhe nga kryeqyteti ynë detar”.
Akoma nuk është fort e qartë nëse në këtë forum të madh gjimnastet do të mbeten të vetmuara në qilim-pa përkrahjen e admiruesve të vet, për shkak të epidemisë. Në të gjitha rastet do të mund të shijojmë interpretimet e tyre online ose në ekranin televiziv.
Përpiloi: Diana Cankova/në bazë të intervistës së Kristina Ivanovës, RKB-programi “Horizont”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore,..