Tani për tani nuk do të ketë kufizime të reja për shkak të Covid-19
Tani për tani nuk ka nevojë për aplikimin e kufizimeve të reja në Bullgari, megjithëse po vëzhgohet një rritje e ngadaltë e sëmundshmërisë nga Covid-19. Këtë e bëri të ditur Bojko Borisov në një mbledhje pune, me pjesëmarrjen e Ministrit të Shëndetësisë – Kostadin Angellov, dhe të Ministrit të Ekonomisë – Llëçezar Borisov, përfaqësues të Shtabit Operativ Kombëtar.
“Në Bullgari po aplikojmë masat sa më të drejta dhe liberale” – vuri në dukje Kryeministri. Janë kufizuar bizneset ku ka grumbullim të madh njerëzish, gjë që ka lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve.
Sipas të dhënave të kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski, gjatë javës së fundit numri i të sëmurëve me Covid-19 në spitale është rritur me 10%, ndërsa rritja e sëmundshmërisë sipas bazës 14 ditore është me rreth 40%. Ndërkaq po përshpejtohet procesi i vaksinimit.
U shty dërgesa e radhës e vaksinës Pfizer
Dërgesa prej 17 550 dozash të vaksinës Pfizer/BioNTech, e cila duhej të mbërrinte këtë mëngjes, u shty, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Shkaku për këtë janë kushtet e këqija meteorologjike.
Për shkak të motit të keq në Gjermani tani për tani nuk është e qartë se kur do të mund të fluturojë për në Bullgari avioni me vaksinat.
Ecja e fushatës së vaksinimit në Bullgari
Që në fillim të fushatës për imunizim në masë kundra Covid-19, që filloi më 27 dhjetor 2020, Bullgaria mbetet në vendin e fundit për nga nivelet e vaksinimit, 5 herë më të ulëta nga mesataret për Bashkimin Evropian ose 10 herë më të ulëta, në krahasim me shtetet më të përparuara.
Më shumë për procesin e vaksinimit në Bullgari mund të lexoni KËTU:
Përshpejtojnë vaksinimin kundër Covid-19
Të gjitha sasitë e disponueshme të vaksinës AstraZeneca duhet të përdoren për dozën e parë, vendosi Shtabi Kombëtar i Vaksinimit. Kjo do të mbulojë grupe më të mëdha të popullsisë dhe do të përshpejtojë imunizimin. Shtabi do të rekomandojë që profesionistët mjekësorë për të injektuar dozën e dytë të vaksinës 10 javë pas së parës. Anëtarët e Shtabit së Vaksinimit shprehën mendimin se vaksina e Oksfordit mund të përdoret për vaksinimin e të gjithë shtetasve bullgarë mbi 18 vjeç, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në takim u saktësua se furnizimi i vaksinës Pfizer/BioNTech, i shtyrë për shkak të kushteve të këqija të motit pritet të mbërrijë në Bullgari në mes të javës, njoftoi BTA.
182 raste të reja të koronavirusit nga 2 663 teste
182 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 6.8% e totalit të 2 663 testeve të kryera janë pozitive. Shumica e të infektuarve janë në Sofje – 80, pasuar nga Blagoevgrad - 27 dhe Kjustendil - 14 raste të reja. Në 24 orët e fundit 20 njerëz kanë vdekur me Covid-19 dhe 60 janë shëruar.
3 126 pacientë me koronavirus janë në spital, nga të cilët 278 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të dhëna në Bullgari është 57 038. Një vaksinë e dytë u është bërë 17 392 personave.
Simptomat pas sëmundjes së koronavirusit vazhdojnë për një kohë të gjatë
Pacientët që kanë pasur një infeksion koronavirus kanë kohë që kanë mbetur me simptoma që i shqetësojnë, tha para Radios Kombëtare Bullgare Prof. Daniela Petrova, shefe e Departamentit Pulmonar në Spitalin Alexandrovska. Sipas saj, sëmundja mbulon të gjithë trupin - jo vetëm mushkëritë, por ndërlikimet kryesore lidhen me sistemin kardiovaskular. Lodhja kronike zgjat për një kohë të gjatë dhe kjo sindromë gjithashtu tregon se trupi nuk është shëruar plotësisht. Lodhja e rëndë është një nga sinjalet që duhet të na paralajmërojë për t’u ekzaminuar, shtoi specialisti.
Maskat e tipit FFP-2 ose FFP-3 kanë mbrojtje të plotë ndaj koronavirusit
Maska më e besueshme për mbrojtje ndaj koronavirusit për momentin është maska e tipit FFP-2 ose FFP-3. Këtë e tha për BNR-Varna Prof. Penka Petrova, drejtoreshë e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ato përmbajnë katër lloje të polimerit dhe sigurojnë mbrojtje të plotë duke mos lejuar një pezullim viral të viruseve të tilla si koronavirusët dhe sigurojnë ajër pothuajse steril gjatë thithjes dhe nxjerrjes së frymës - tregojnë analizat e Instituti. Ato maska mund të përdoren maksimum një ditë, shtoi Prof. Petrova.
Mbi 413 mln. euro janë paguar në kuadrin e masës "60/40"
Mbi 807.3 milionë leva /413 milionë euro/ janë paguar në kuadrin e masës për ruajtjen e punësimit në kushtet e pandemisë, e njohur gjerësisht si "60/40", njoftoi Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Që nga 2 shkurti i këtij viti janë përkrahur 11 925 punëdhënës dhe janë ruajtur vendet e punës të 265 137 njerëzve, thuhet në njoftim.
Shuma më e madhe u është paguar punëtorëve në industrinë përpunuese. Pas tyre radhiten industria e hoteleve dhe restoranteve, tregtia, minierat, transporti dhe shërbimet postare.
Shumica e kompanive që kanë marrë ndihmë janë të regjistruara në Sofje.
Të huajit riorientohen drejt pronësive të paluajtshme në qytetet Varna dhe Burgas
Anglezët dhe rusët shesin në masë pronat e tyre për pushime në vendbanimet e vogla në bregdetin tonë verior dhe jugor të Detit të Zi, duke u riorientuar drejt banesave në qytetet e mëdha, si Varna dhe Burgas, bëri të ditur për “Radio Varna” Kalojan Balinov, pronar i një agjencie të pasurive të paluajtshme.
Ndër arsyet për këtë vendim janë udhëtimet e vështira dhe pasiguria e shkaktuar nga pandemia globale.
"Fillimisht, ata blinin prona për pushime në Bullgari për të ardhur këtu për të pushuar në verë. Mirëpo, pas kësaj shumica prej tyre vendosën të qëndrojnë më gjatë dhe u drejtuan për në qytetet e mëdha", thotë Balinov.
Interes ndaj pronësive të patundshme në Varna dhe në regjion ka edhe nga përfaqësuesit e tregjeve më pak tradicionale, si Italia, Franca, Belgjika, Gjermania dhe Holanda.
Sipas Balimovit kjo u detyrohet një shkalle të madhe martesave të përziera, numri i të cilave u rrit konsiderueshëm gjatë viteve të fundit.
Sipas Planit Juncker, 773 milion euro kanë hyrë në Bullgari
Që nga themelimi i Fondit Evropian për Investime Strategjike, i njohur më mirë si Plani Juncker, projektet në Bullgari me garanci prej tij arrijnë në 773 milion Euro. Këto garanci pritet të tërheqin 4.7 miliardë euro investime. Këtë e tregon një raport i Bankës Evropiane të Investimeve, paraqitur nga Liljana Pavllova, nënkryetare e institucionit.
Sipas analizës, pandemia ka kufizuar investimet e planifikuara në 46 për qind të firmave bullgare. Vetëm 7 për qind investuan më shumë se sa ishte planifikuar. Reagimi i kompanive bullgare ndaj pandemisë korrespondon me mesataret e BE-së. 1/4 raporton rritje në përdorimin e teknologjive digjitale. Po aq presin një të përhershme të punësimit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpilues: Diana Cankova dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..