Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gabriella Petrova – sportistja më e mirë e atletikës së lehtë në Bullgari për vitin 2020

Foto: plovdivnow.bg

Gabriella Petrova mori çmimin për sportiste më të mirë të atletikës së lehtë në Bullgari. Çmimi iu dorëzua personalisht nga Ministri i Rinisë dhe Sportit Krasen Kralev.

Gjatë vitit të vështirë 2020,i cili kaloi nën shenjën e pandemisë së koronavirusit, Gabriella Petrova fitoi dy tituj ballkanikë në kërcimin së gjati dhe në kërcimin trehapësh, një vend të dytë në turne të Ligës së Diamantit dhe “Sfidën Botërore” të IAFF /International Association of Athletics Federations/, si dhe disa fitore në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivet Goranova

Ivet Goranova fitoi turneun më prestigjioz të karatesë

Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..

botuar më 25-04-21 9.53.PD
Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Dy medalje për gjimnastët bullgarë në ditën e fundit të Kupës së Botës në Baku

Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...

botuar më 25-04-20 4.57.MD
Karlos Nasar

Dy rekorde botërore dhe një titull evropian për peshëngritësin bullgar Karlos Nasar

Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..

botuar më 25-04-20 12.06.MD