Bullgaria priti dërgesën e re të vaksinave kundër koronavirusit
Mbërriti dërgesa me 17 550 doza prej vaksinave të Pfizer/BioNTech kundër Covid-19. Furnizimi i saj u shty dje për shkak të motit të keq në Gjermani.
Nga qendra logjistike e Aeroportit të Sofjes vaksinat do të shpërndahen në të gjitha këndet e vendit, saktësoi Ministria e Shëndetësisë.
Pritet që këtë javë të mbërrijnë akoma 6 mijë doza të vaksinës së kompanisë amerikane Moderna.
Ulje e lindjeve gjatë krizës së Covid-19
Numri i lindjeve në Bullgari nuk është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit, tregon analiza e “Indeksit të spitaleve”. Gjatë vitit 2020 lindjet në vend kanë qenë 53 968, ose me 794 më pak në krahasim me vitin 2019. Kështu edhe 2020-ta ishte viti i radhës, gjatë të cilit nataliteti në vend shënoi ulje, transmetoi reporterja jonë Gergana Hrisçeva.
Lindjet me prerje cezariane janë 47%, pothuajse të barabarta me ato normale.
Përqindja e vdekshmërisë gjatë lindjeve mbetet nën një. Në vitin 2020, ajo ka qenë 0.62%, ndaj 0.52% në 2019.
9.6% e testeve të reja për Covid-19 janë pozitive
Rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit janë 1115. Rreth 9.6% e 11 637 testeve të kryera janë pozitive, sipas të dhënave të azhurnuara të Portalit të Unifikuar të Informacionit në mesnatë. Gjatë 24 orëve të fundit rastet më të reja janë në Sofje - 275, pasuar nga rrethet e Burgas - 129 dhe Blagoevgrad - 74.
3057 të infektuar me koronavirus ndodhen në spital, 274 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.
804 njerëz u raportuan të kuruar në ditë, 89 vdiqën.
1850 njerëz u vaksinuan brenda 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës u bë 17 481.
Fillon rinovimi i Sistemit të Shërbimit Emergjent Mjekësor
Më 9 shkurt në qytetin Bjalla Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov do të japë fillimin e punimeve të ndërtimit, rindërtimit dhe riparimit të qendrave të sistemit të shërbimit emergjent mjekësor në vend. Projekti financohet nga BE në kuadrin e Programit Operativ “Regjione në Rritje” 2014-2020. Për filialin në qytetin Bjalla do të ndërtohet një godinë krejtësisht e re.
Me një buxhet prej mbi 838 000 euro, projekti do të rinovojë dhe modernizojë plotësisht 237 ambiente të kujdesit urgjent mjekësor, përfshirë 27 qendrat e kujdesit urgjent mjekësor me 170 degët e tyre, 6 ekipe të jashtme në komuna, si dhe 34 repartet e urgjencës në spitalet shtetërore, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Testi i antigjenit nuk mund të zëvendësojë testin PCR
Nëse më 11 shkurt shifrat për incidencën 14-ditore të Covid-19 janë nën 200 për 100 mijë banorë, ne nuk do të kërkojmë masa të reja. Sistemi i kujdesit shëndetësor mund të përballet me këto shifra, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov në qytetin Bjalla, ku filloi një projekt i madh për modernizimin e kujdesit urgjent në vend.
Ne nuk po shqyrtojmë mundësinë e hyrjes në territorin e vendit me një test antigjeni. Për momentin, zgjidhja e vetme, e cila është një zgjidhje evropiane, është të hysh në Bullgari me një test negativ PCR, ishte kategorik Angellov. Ministri i Shëndetësisë theksoi se testet e antigjenit përdoren për monitorim, por jo për diagnostikim.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpilues: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..