Partitë nacionaliste “Volja” dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë do të marrin pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 4 prillit. Kjo u njoftua nga udhëheqësit e tyre Veselin Mareshki dhe Valeri Simeonov në një deklaratë bërë në Kuvendin Popullor. Sipas tyre, bashkimi mes tyre është mbi bazë parimore dhe patriotike.
Javën e kaluar u njoftua se VMRO do të merrte pjesë në zgjedhje më vete, dhe se koalicioni i Patriotëve të Bashkuar, i cili përfshinte partitë politike VMRO, Frontin Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka”, po pushonte së ekzistuari.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot,..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..