Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të larta në BE.
Mirëpo, sektori turistik duhet të jetë i qartë se stina verore këtë vit do të jetë si ajo e vitit 2020.
Kjo është prognoza dimërore e Komisionit Evropian e përhapur sot në Bruksel dhe e cituar nga dnevnik.bg. Parashikimi është shoqëruar me një paralajmërim se pritjet mund të mos realizohen për shkak të rreziqeve rreth përhapjes së infeksionit dhe furnizimeve të vonuara të vaksinave.Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri..