Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 341

Foto: ЕPA/BGNES

Po vëmë re fillimin e valës së tretë të Covid-19

Gjatë javëve të fundit ka një tendencë të qëndrueshme të shtimit të numrit të të infektuarve me koronavirus, shpalli në brifingun e rregullt për shpërndarjen e Covid-19 ministri i shëndetësisë profesor Kostadin Angjellov. Ajo e cila po ndodh është fillimi i valës së tretë, ishte kategorik ai. Rritmi i sëmundshmërisë dhe i vdekshmërisë tek ne është i krahasueshëm me këtë në Evropë - pavarësisht nga masat më liberale kundra epidemiologjike.

Numri i të infektuarve është më i lartë nga ky i njerëzve të shëruar, tha akoma ministri. Që nga fillimi i javës 143 në 100 mijë veta sëmuren nga infeksioni i koronavirusit. Kjo do të thotë  se sëmundshmëria është shtuar me 32% në krahasim me shtatë ditët e mëparshme, informon gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Për të njëjtën periudhë vdekshmëria është rritur me 4%, kurse numri i të shtruarve në spital me 15%. 12 rrethe bien në zonën e kuqe me mbi 120 në 100 mijë veta të sëmurë. Më shumë hollësi mund të lexoni KËTU!


Do të testojnë nxënësit për përhapjen e Covid-19

Ministrat e shëndetësisë dhe arsimit shqyrtuan me përfaqësues të organizatave të prindërve çështje të lidhura me planet për testimin e fëmijëve për Covid-19 me teste të shpejta të antigjenit.

Qëllimi i testimit është që "të bëhet një fotografi" e sëmundshmërisë në shkolla pas rimëkëmbjes së pjesshme të procesit të të nxënit.

Në këtë mënyrë do të sigurohet një mjedis maksimalisht i sigurt për vazhdimin e mësimdhënies në shkollë, bëri të ditur Ministria e Arsimit pas takimit.

Testimi do të kryhet midis nxënësve nga klasa 1 deri në klasën e 12 - me pëlqimin e prindërve. Nuk do të bëhet në kopshte. Një test PCR pas atij të antigjenit do të kryhet vetëm me rekomandim të një specialisti mjekësor.


913 raste të reja të koronavirusit nga 10 164 teste të bëra

Rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, janë 913 me 10 164 teste të kryera. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 260, ndjekur nga Plovdivi – 94, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Rastet aktive janë 22 236. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spital me koronavirus është 3230, nga të cilët 273 janë në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i njerëzve të kuruar në 24 orët e fundit është 697. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 45 njerëz me koronavirus.

Vaksinat e bëra deri tani janë gjithsej 66 163, nga të cilat 3 735 për 24 orët e fundit.


Anëtarët e komisioneve zgjedhore do të mund të vaksinohen

Jo më vonë se 5 marsi anëtarët e komisioneve zgjedhore do të vaksinohen  me dozën e parë, që të mund të ketë kohë për vënien e vaksinës së dytë deri në zgjedhje dhe për fitimin e imunitetit, njoftoi ministri i shëndetësisë. Deri në fund të muajit do të marrim 360 mijë doza të vaksinave – 260 mijë të AstraZeneca dhe përgjithësisht 100 mijë të Pfizer/ BioNTech dhe Moderna, kurse gjatë muajit mars – mbi 400 mijë doza.


KE: Ekonomia bullgare do të rimëkëmbet ngadalë gjatë vitit 2021

Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të larta në BE.

Mirëpo, sektor turistik duhet të jetë i qartë se stina verore këtë vit do të jetë si ajo e vitit 2020.

Kjo është prognoza dimërore e Komisionit Evropian e përhapur sot në Bruksel dhe e cituar nga dnevnik.bg. Parashikimi është shoqëruar me një paralajmërim se pritjet mund të mos realizohen për shkak të rreziqeve rreth përhapjes së infeksionit dhe furnizimeve të vonuara të vaksinave.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Diana Cankova dhe ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria nderon kujtimin e heroit të saj kombëtar Vasil Levski

Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..

botuar më 25-02-19 6.47.MD
Dimitër Radev

Do të nënshkruhet kërkesa për një raport të jashtëzakonshëm për eurozonën

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..

botuar më 25-02-19 5.23.MD

Një shtetas bullgar i plagosur mbetet mes pengjeve të Hamasit në Gazë

Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..

botuar më 25-02-19 3.34.MD