Aviokompania rumune hap një linjë midis Kluzh-Napokës dhe Burgasit. Ky është avio shërbimi i parë, i cili lidh në mënyrë të drejtpërdrejt Transilvaninë me bregdetin bullgar të Detit të Zi. Fluturimet do të jenë dy herë në javë. Ai i parë do të realizohet më 20 qershor.
“Itinerari "Kluzh-Napoka – Burgas" do të jetë destinimi i parë rumun i realizuar nga aeroporti i Burgasit. E konsiderojmë këtë si një arritje të madhe dhe jemi të bindur se do t’i gëzohet një sukses të madh, sepse ekziston një miqësi e dukshme reciproke midis turistëve nga Rumania dhe bregdeti i Detit të Zi", tha para “Radio Burgasit” të BNR-së drejtori ekzekutiv i operatorit të aeroportit lokal Fraport Bullgaria.
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..