Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Mitko Shterev ringjalli këngën e njohur “Krizantema ” me një aranzhim të ri

Foto: arkiv

Kompozitori dhe themelues i grupit “Diana Ekspes” Mitko Shterev ringjalli një nga meloditë e tij më të njohura “Krizantema” në lidhje me ditëlindjen e tij më 28 janar. Versioni i ri i këngës u paraqit ditë të numëruara pas jubileut 75 vjeçar të kompozitorit të filmave nga shekulli i 20, i përcaktuar si i tillë nga Lidhja e Veprimtarëve të Filmave të Bullgarisë gjatë vitit 1996.  

Kënga është kompozuar gjatë vitit 1976 për yllin e muzikës bullgare Lili Ivanova. Autor i vjershave është Ilja Vellçev. “Vetëm për disa muaj  kënga “Krizantema” u bë një nga këngët më të njohura. E bënë njerëzit, të cilët shkonin nëpër koncertet e këngëtares. Kjo këngë në vazhdim të 20 vjetëve ishte një nga këngët më të njohura dhe në Rusi” - kujtohet Mitko Shterevi. Ai shpreson që të mund të jetë në gjendje të bëjë së shpejti dhe videon e versionit aktual të këngës “Krizantema”, kurse pas kësaj të fillojë punë mbi aranzhimet e reja dhe të këngëve të tjera të cilat kanë lënë gjurmë në estradën bullgare si “ Shoku im i vjetër” dhe “Shpirtrat e dënuar”.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD