Covid-19 krijon një imunitet më të fortë nga vaksina
Imuniteti i të prekurve me koronavirus është më i fortë se ai i krijuar nga vaksinat, tha në bTV Prof. Viktoria Dojçheva, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Higjienës në Universitetin Mjekësor.
Sipas saj, edhe ata që kanë kaluar sëmundjen duhet të vaksinohen, por jo më herët se tre muaj pas infektimit. "Vala e tretë e ardhshme e Covid-19 nuk ka gjasa të jetë e frikshme," tha epidemiologja. Sipas Prof. Viktoria Dojçevës, studimi me teste antigjeni të fëmijëve nuk ka kuptim, pasi rezultatet do të tregojnë gjendjen aktuale, por nuk do të jetë e qartë se çfarë do të ndodhë më pas.
"Vaksinimi masiv duhet të vazhdojë - në historinë e sëmundjeve infektive, vaksinat kanë qenë gjithmonë kryesore për çrrënjosjen e sëmundjes" - tha ajo.
966 të infektuar të rinj me Covid-19
Në 24 orët e fundit janë identifikuar 966 raste të reja të koronavirusit nga 11 164 teste, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Kjo do të thotë që gati 9% e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i rasteve është në Sofje - 233, në Burgas - 85 dhe në Plovdiv - 76.
522 janë kuruar, 33 njerëz kanë vdekur dhe 3317 pacientë janë në spital - 304 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 26 mjekë janë infektuar me Covid-19 nga gjithsej 9818 që nga fillimi i epidemisë. Më shumë se 3 500 njerëz u vaksinuan dje. Deri më tani 74 694 persona janë imunizuar, nga të cilët 20 571 me dy doza.
Po kthehemi në jetën normale në pranverën e vitit 2022
Në pranverën e vitit 2022 do të kthehemi në jetën normale, parashikoi kardiologu prof. Sotir Marçev para Nova TV. "Nga pikëpamja e statistikave ne bullgarët kemi frikë nga koronavirusi, por vdesim nga një sulm në zemër," shtoi mjeku.
Ai bëri thirrje që të mos lejojmë që frika e infektimit të na çojë në lënien pas dore të kujdesit për zemrën. Sipas tij, arsyet e vdekshmërisë së lartë janë për shkak të mënyrës së sëmurë të jetesës - palëvizshmëria, mbipesha, dieta jo e shëndetshme, mungesa e gjumit, stresi kronik. E gjithë kjo shkakton sëmundje kardiovaskulare dhe shkatërron imunitetin.
Prof. Prof. Sotir Marçev gjithashtu tha se një garanci për dështimin e vaksinave është që të gjithë të fillojnë të komentojnë gjëra që nuk janë specialiteti i tij.
Vaksinat e mukozës do të neutralizojnë llojet e reja të Covid-19
Shtamet e reja të koronavirusit kërkojnë vaksina të reja, është i mendimit hematologu dr. Çavdar Botev. Para Nova TV ai tha se kompanitë tashmë janë duke përpunuar preparate dhe vala e e re e vaksinave do të sulmojë pjesë të ndryshme të virusit.
Përdorimi i të ashtuquajturave “vaksina të mukozës” të cilat ndihmojnë formimin e imunoglobulinës A dhe të imunitetit të qelizave T”, shpjegoi ai. Sipas specialistit, vendi ynë është i privilegjuar për sa i përket sasisë së vaksinave që do të mbërrijnë, sepse është pjesë e Bashkimit Evropian. "Ne duhet t'i marrim këto vaksina që të mund të kemi një jetë normale," përfundoi dr. Chavdar Botev.
Një specialist e krahasoi Covid-19 me gripin spanjoll, i cili ka vazhduar 4 vjet
Kur aq shumë njerëz janë të infektuar sa ka në të gjithë botën, shuarja e procesit të pandemisë bëhet shumë më e vështirë, tha për BNT pulmonologu dr. Alexander Simidçiev, duke përmendur gripin spanjoll, i cili ka vazhduar 4 vjet. Ai beson se incidenca rritet nga faktorë të tillë si mjedisi, infektiviteti i vetë virusit dhe sjellja njerëzore.
Sipas imonulogut prof. Andrej Çorbanov 70% e popullsisë duhet të vaksinohet dhe i njëjti numër duhet ta kalojë Covid-19, që të zhduket sëmundja. Specialisti mendon se në rast se imponohen masa strikte në kufirin me demokracinë 70% e popullsisë do të vaksinohen.
Dr. Aleksandër Simidçiev shtoi se masat kufizuese mund të ndalojnë rritjen e procesit të pandemisë dhe me vaksinën të ulin frekuencën e saj.
63 shtete lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të Bullgarisë në territorin e tyre
Ministria bullgare e Punëve të Jashtme ka marrë pëlqimin e 63 shteteve për zhvillimin e zgjedhjeve tona parlamentare në territorin e tyre më 4 prill të këtij viti, njoftoi MPJ. Ndër to janë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe SHBA-ja, Britania e Madhe, Vendet e Ulëta, Zvicra, Rusia, Brazili, Japonia, Serbia, Turqia etj.
Të gjitha ato kanë kërkesa që votimi të zhvillohet duke u respektuar strikt të gjitha masat anti-epidemike në shtetin përkatës.
Të gjitha ato kanë kërkesa që votimi të zhvillohet duke u respektuar strikt të gjitha masat anti-epidemike në shtetin përkatës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..