Pritet që kulmi i valës së re të koronavirusit të jetë para zgjedhjeve
Kulmi i valës së re të koronavirusit do të jetë mu para zgjedhjeve dhe gjithçka do të varet nga përhapja e varianteve të reja, deklaroi për BNR kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev. Ai shtoi se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar 68 mostra pozitive të variantit britanik.
Sipas fjalëve të tij, gjithnjë e më shumë të rinj infektohen me këtë lloj të ri të koronavirusit, i cili përhapet më lehtë dhe “nuk ka ndryshim në drejtim të një rrjedhe më të rëndë të sëmundjes”.
Numri i të shtruarve në spital është rritur në 3 000, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv në më shumë se 300, tha inspektori shëndetësor. Ai gjithashtu njoftoi se furnizimi i vaksinave do të përshpejtohet në shkurt, por parashikon që nuk do të ketë mjaft njerëz të cilët të dëshirojnë të vaksinohen.
Kryeministri Bojko Borisov: Lokalet do të hapen më 1 mars
Këtë e shkroi në faqen e vet në Facebook Kryeministri Borisov. Ai theksoi se nivelet e sëmundshmërisë janë të mira dhe prandaj nesër në vendbanimet e vogla nxënësit kthehen në shkollë. Ndërsa në qytetin Isperih Kryeministri tha se deri në fund të muajit spitalet do të marrin mjetet për rritjen e pagave, si dhe ato për punonjësit mjekësorë në vijën e parë të luftimit të koronavirusit.
Për herë të parë në fund të vitit të kaluar shteti financoi gjithashtu me 50 milion leva (25.6 milion euro) spitalet bashkiake që hapën reparte të posaçme për pacientët me Covid-19, shtoi Kryeministri.
Ka të ngjarë që vaksinat kundër Covid-19 të krijojnë imunitet për dy vjet
Nuk ka rritje në numrin e efekteve anësore, si dhe të vdekjeve pas vaksinimit kundër koronavirusit, tha për BNR Prof. Illko Getov, përfaqësuesi i Bullgarisë në Agjencinë Evropiane të Barnave. "Një nga avantazhet e mëdha të vaksinave është që edhe nëse infektoheni përsëri, gjë që nuk është e pamundur, probabiliteti i ndërlikimeve serioze është zero", shpjegoi ai.
Supozohet se vaksinat do të krijojnë të paktën dy vjet imunitet, ndërsa imuniteti i fituar pas kalimit të sëmundjes është deri në gjashtë muaj, tha Prof. Illko Getov. Ai shtoi se deri në fund të marsit vaksina AstraZeneca do të mund të përdoret edhe për pacientët më të moshuar.
Sipas Prof. Illko Getov, është çështje përgjegjësie të mos nxitojmë për të zbutur masat, pasi së shpejti do të arrijmë pragun prej 1500 të infektuarve në ditë.
Më shumë të infektuar sesa të shëruar nga Covid-19
506 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e kaluara nga 6537 testet e kryera, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë të barabarta me gati 8%. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 170, në Burgas - 57 dhe në Kjustendill - 40. 389 janë shëruar, 14 njerëz kanë vdekur dhe 3375 pacientë janë në spital - 302 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 16 mjekë u diagnostikuan me Covid-19 në 9834 që nga fillimi i epidemisë.
Dje u injektuan 626 doza vaksinash dhe bashkë me to numri i përgjithshëm u bë 75 320. Të imunizuarit dhe me dozën e dytë janë 20 674.
Anti-trupat neutralizojnë të gjitha variantet e koronavirusit
Të gjithë antitrupat kundër SARS-CoV-2 deri më tani neutralizojnë variantet e tij, tha për BNT prof. Radka Argirova, kryetare e Shoqatës Bullgare të Virologjisë.
Vaksinat funksionojnë, aktualisht nuk ka asnjë lloj tjetër dhe gjithçka është SARS-CoV-2, saktësoi ajo. Sipas saj, është e mundur që sasia e antitrupave të rritet me kalimin e kohës dhe ky është efekti i imunitetit qelizor.
Prof. Radka Argirova pranoi mundësinë e më shumë mutacioneve dhe varianteve të koronavirusit. "Ne tashmë kemi variant brazilian, të Afrikës së Jugut, një javë më parë u shfaq edhe varianti japonez, në verë përjetuam variantin spanjoll," shtoi ajo. Sipas saj, kur të grumbullohet një numër i caktuar mutacionesh dhe variantesh, do të ketë një shtam të ri.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..