Bullgaria renditet e 25-ta në incidencën e Covid-19 në Evropë
Ne jemi në vendin e 25-të për sa i përket sëmundshmërisë në Evropë për 14 ditët e fundit, shkroi Kryeministri Bojko Borisov në Facebook. Kjo na jep besim se lehtësimi i masave që po marrim nuk çon në një përhapje më të madhe të infeksionit dhe se po ushtrojmë kontroll efektiv mbi zhvillimin e epidemisë, thekson Kryeministri.
Ne presim edhe 240 000 doza të tjera vaksine deri në fund të shkurtit. Në mars do të marrim mbi 500 000 doza dhe do të fillojmë fazën e katërt të imunizimit, shton Borisov.
Vetëm në 4 ditët e fundit, ne kemi marrë mbi 60 000 doza. 61 400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijnë deri në fund të javës, tha Bogdan Kirillov, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Barnave.
8.8 për qind janë testet pozitive nga 1856 të kryera
163 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 8.8 për qind e testeve të kryera 1852.
Shumica e rasteve të reja janë në Sofje – 54. Pas saj janë rrethet e qyteteve Burgas - me 23 dhe Pleven - me 16 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë u zbuluan 229 679 të infektuar me koronavirus.
Raste aktive janë 23 135. Prej tyre 3425 pacientë u shtruan në spital. 301 janë pacientët në njësitë e kujdesit intensiv.
16 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. Numri i të vdekurve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë është 9624 veta.
327 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit. Me ta, numri i të kuruarve tashmë është 196 920.
68 doza të vaksinave u injektuan në 24 orët e fundit dhe të imunizuarit tani janë 75 388 veta.
Akoma 42 000 nxënës po mësojnë në dhomat e klasës
Edhe 42 000 nxënës të tjerë po mësojnë në dhomat e klasës, njoftoi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev në një takim pune te Kryeministri Bojko Borisov me përfaqësuesit e Shtabit Operativ Kombëtar, shtabit të vaksinimit dhe ministra. Aktualisht një total prej 460 000 fëmijë ndjekin mësimet në dhomat e klasës. 260 000 të tjerë mësojnë nga distanca. Veçmas 240 000 fëmijë në moshë parashkollore frekuentojnë kopshtet.
Kryeministri ishte kategorik se mësimi në dhomat e klasës është i një rëndësie të madhe për nxënësit. Borisov theksoi se është e rëndësishme që procesi i vaksinimit të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Pothuajse nuk ndihet se ka pandemi në Bullgari. Pothuajse nuk ndihet se ka ndonjë gjë që është e ndaluar për njerëzit, tha Borisov cituar nga BTA.
Në fillim të vitit shkalla e papunësisë në vend ka qenë 7 për qind
Papunësia në janar regjistruar nga Agjencia e Punësimit ka qenë 7 për qind. Krahasuar me muajin e mëparëshëm ajo është rritur me 0.3 për qind ndërsa rritja në bazë vjetore ka qenë 0.7 pikë, njoftoi BTA.
229 750 veta u regjistruan në zyrat e punës ose 9 500 veta më shumë se në dhjetor. Në bazë vjetore, rritja është mbi 24 000 të papunë.
Agjencia e Punësimit raporton se në muajin e parë të vitit më shumë se 14 305 njerëz kanë filluar të punojnë, që është me 2 052 veta më shumë se në dhjetor. Shumica janë të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë, administratës dhe ndërtimit.
Përkundër bllokimit të dytë të imponuar, tregu i punës vazhdon të kërkojë punonjës. Numri i vendeve të punës të shpallura në tregun primar të punës në janar ka qenë 11 378.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Gergana Mançeva dhe ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..