Investime për më shumë se 90 milion euro janë certifikuar që nga fillimi i vitit. Këtë e ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, bëri të ditur reporterja jonë Natalia Gançovska.
Pritet që investitorët të krijojnë më shumë se 500 vende të reja pune. Certifikatat janë për shtatë projekte jashtë kryeqytetit. Tre prej tyre janë realizuar në prodhime dhe shërbime të teknologjive të larta. Investimet janë në Burgas, Dollna Mitropolia, Dupnica, Devnja dhe Stara Zagora.
Ambicia e Ministrisë është të certifikojë projekte për gati 307 milion euro deri në fund të një të tretës së parë të vitit.Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..