“Duke parë se në botë tashmë transmetohen programe me valë të shkurtra, një grup teknikësh të entuziazmuar bullgarë morën vendim për të krijuar një radio-transmetues për valë të shkurtra me qëllim eksperimental dhe të transmetojnë emision në gjuhën bullgare për jashtë shtetit. Fillimisht u ndëshkuan për këtë iniciativë të tyre, por më vonë u dekoruan për nismën e guximshme.” Kështu studiuesi i historisë së radios në Bullgari Prof. Veselin Dimitrov përshkruan fillimin e programeve për jashtë, të cilat radioja bullgare filloi të transmetojë në vitin e largët 1936. Për të gjithë 85 vitet e ekzistencës së vet Radio Bullgaria ka se çfarë të tregojë për vetveten, por edhe të nderojë një galaktikë të tërë personalitetesh të cilët punuan për të.
“Kjo radio dukej diçka mjaft e pabesueshme. Ajo lindi për të na bindur se është në kërthizën e hapësirës. Derisa bota ndahej në armiq, valët e radios i tejkalonin vijat e urrejtjes. Radioja na mësonte që të mos urrejmë”, tregon në kujtimet e tij figura legjendare në BBC Petar Uvaliev, i cili në gjysmën e dytë të viteve 30-të të shekullit të kaluar përgatiste programin në italisht të radios bullgare.

Më shumë personalitete emblematike në lidhje me historinë e programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare mund të zbulohen në botimin “Radio Bullgaria - zëri i Bullgarisë në botë”.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 31 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë këngën e paharrueshme “Kohë Zbathur” nga seriali i njohur bullgar nga fundi i viteve 70 të shekullit të kaluar..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës”, më 30 tetor, do të shënojmë Ditën e Rokut Bullgar me një përmbledhje për koncertin e madh të grupeve legjendare bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme 01.42 –..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Secili prej nesh" nga Grafa dhe Robi Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 14:24 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 7 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në minutat kushtuar muzikës do të zhyteni në dramën..