Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 346

Foto: arkiv

Pavarësisht krizës Bullgaria rriti të ardhurat dhe konsumin

Ne jemi duke u kritikuar sepse nuk u kemi dhënë më shumë para bizneseve gjatë krizës. Por ne kemi masat më liberale për biznesin në kontekstin e pandemisë Covid-19. Vetëm disa sektorë ishin përkohësisht të paaftë të veprojnë, tha Ministri i Ekonomisë Laëçezar Borisov në një diskutim virtual mbi “Fondin e Rindërtimit dhe Qëndrueshmërisë së BE për tranzicionin e Bullgarisë”.

“Bullgaria është një nga vendet e pakta që rriti konsumin dhe të ardhurat gjatë krizës. Ne kemi borxhin më të ulët publik në BE, cili vend mund të mburret me kaq”, theksoi ministri. Borisov kujtoi se vendi ka deficitin më të ulët të buxhetit – 3 për qind dhe se shkalla e papunësisë është e ulët, njoftoi BTA.


Ekonomia po rimëkëmbet ngadalë me rritje prej 2.1 për qind

Ekonomia e vendit po rimëkëmbet ngadalë falë një rritje prej 11.3 për qind të eksportit. Ekonomia bullgare u rrit në tremujorin e katërt të vitit 2020 me 2.1 për qind krahasuar me tremujorin e tretë, kur u rrit me 3.9 për qind, sipas një vlerësimi të Institutit Kombëtar të Statistikave - NSI. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019, megjithatë, PBB-ja po tkurret me 3.8 për qind. Pjesa më e madhe në PBB zë përsëri konsumi përfundimtar 80.4 për qind.

Të ardhurat mesatare për anëtar të familjes në tremujorin e katërt të vitit 2020 ishin 924 euro dhe u rrit me 2 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019, njoftoi NSI. Shpenzimi i përgjithshëm gjatë së njëjtës periudhë ishte 861 euro, gjë që përbën një rritje prej 0.7 përqind.


Nën 10 për qind janë rastet e reja të Covid-19

Ka 1068 raste të reja të koronavirusit në vend të zbuluara nga 11 091 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Mostrat pozitive janë 9.6 për qind. Më shumë testet pozitive ka në kryeqytet - 298, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - 95 dhe Blagoevgrad - 72.

Numri i rasteve aktive u rrit me 365 krahasuar me një ditë më parë dhe është 23 500. Numri i pacientëve të shtruar në spital u ul me 4 në 3421, dhe 289 pacientë janë në kujdes intensiv.

656 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit. Ka 47 vdekje nga koronavirusi.

U bënë 2048 vaksina të reja, duke e çuar totalin në 77 436, nga të cilat 21 323 u imunizuan me një dozë të dytë.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpilues: Joan Kolev dhe Ekipi “Lajme”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD
Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD