Gjysma e rretheve të vendit tanimë hyjnë në zonat e kuqe
Me 24% janë rritur rastet e koronavirusit gjatë kësaj jave në krahasim me shtatë ditët e mëparshme dhe gjysma e rretheve të vendit tanimë hyjnë në zonat e kuqe, njoftoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Derisa gjatë javës së kaluar të sëmurët kanë qenë 139 në 100 mijë, gjatë kësaj jave vlerat janë 173 në 100 mijë. Numri i rasteve të vdekjes është pakësuar me 9% dhe në këtë moment ato janë 7,3%. Akoma po vihet re një rritje e ngadaltë e të porsa infektuarve, nënvizoi gjenerali Mutafçijski. Tani për tani varianti afrikanojugor dhe brazilian i Covid-19 nuk janë gjetur në Bullgari.
Informacion aktual për përhapjen e koronavirusit në Bullgari mund të lexoni KËTU:
Ka vonesë në imunizimin kundër Covid-19
Në një mbledhje pune me inspektoratet shëndetësore rajoneve në Bullgarinë Veriperëndimore Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov theksoi se ka vonesë në ritmin e vaksinimit kundër koronavirusit.
Ministri pranoi se vaksinimi kundër Covid-19 ecën me ritme jo të mira, gjë për të cilën fajtor është mosbesimi i shtetasve në institucionet dhe në sistemin shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë po diskuton propozimin e shtabit të vaksinimit për përshpejtimin e procesit të imunizimit. Ideja është që të përfshihen në proces këta që janë planifikuar për fazën tjetër të planit të vaksinimit, njoftoi BTA.
Pandemia ndryshoi jetën e gjysmës së bullgarëve
Çdo bullgar i dytë beson se pandemia e Covid-19 ndryshoi jo vetëm aspekte të caktuara të jetës së përditshme, por të gjithë mënyrën tonë të jetesës. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i agjencisë “Alpha Research”.
Më shumë se 1/3 e njerëzve përjetojnë shqetësime psikologjike dhe emocionale për shkak të kontaktit të kufizuar me të dashurit, të frikës nga virusi, të transformimeve serioze në mënyrën e tyre normale të jetës dhe të punës.
Për 1/4 kryesisht banorët e fshatrave ku kontaktet shoqërore janë të kufizuara, pandemia nuk shkaktoi ndryshime të rëndësishme.
Një nga fushat me ndryshimet më të mëdha si rezultat i pandemisë është arsimi. 61.6 për qind të anketuarve e aprovojnë kthimin gradual të nxënësve më të mëdhenj në klasë, dhe te prindërit e nxënësve, miratimi është 78 për qind.
Nxënësit në klasën e 5-të, të 10-të dhe të 11-të kthehen në dhomat e klasës
Nga sot deri më 2 mars, rikthehet trajnimi ballë për ballë i nxënësve nga klasa 5, 10 dhe 11, nxënësit nga faza fillestare gjithashtu mbeten në klasa. Gjatë kësaj kohe, klasat e tjera të shkollës së mesme dhe të gjimnazeve - klasat 6, 7, 8, 9 dhe 12, do të mësohen në distancë. Kjo u përcaktua me një urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Krasimir Vallçev nga 29 janari 2021.
Gati 11 për qind e 11 545 testeve të kryera janë pozitive
1246 janë rastet e reja të koronavirusit në vend me 11 545 teste. Gati 11 për qind e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica janë të infektuar rishtazi në qytetin e Sofjes - 369. Të ndjekur nga rrethet e qyteteve Burgas - 137 dhe Plovdiv - 72.
Rastet aktive janë 24 710. Infeksionet e konfirmuara që nga fillimi i pandemisë në vend janë gjithsej 233 342.
Në spital trajtohen 3613 pacientë, prej tyre 296 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
564 persona u shëruan gjatë 24 orëve të fundit. Numri i përgjithshëm i njerëzve të rikuperuar deri më tani është 198 888. Në 24 orët e fundit, 41 njerëz vdiqën me koronavirus të konfirmuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9444.
Dozat e vaksinave të administruara deri më tani janë 85 920, nga të cilat 4582 për 24 orët e fundit.
1.5 milion bullgarë u kontaktuan tashmë me koronavirusin
1/3 e bullgarëve të rritur ndoshta kanë vuajtur tashmë nga Covid-19, sipas një sondazhi të Gallup International Balkan të kryer me metodën “ballë për ballë”. Te 10 për qind e të infektuarve, sëmundja ishte e rëndë, e cila korrespondon me të dhënat zyrtare mjekësore, njoftoi BGNES.
Njerëzit në moshë më të re në Sofje dhe në qytetet më të mëdha vuajtën më së shumti. Përqindja më e ulët e të sëmurëve është tek të moshuarit mbi 65 vjeç dhe në zonat rurale.
27 për qind thonë se do të vaksinohen. 48 për qind - refuzojnë, dhe këta janë kryesisht të rinj nga Sofja dhe qytetet e mëdha. 1/4 hezitojnë. 1 për qind thonë se tashmë u vaksinuan, gjë që është në përputhje me statistikat zyrtare.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpilues: Diana Cankova dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..