Nëse ka një ideal i cili bashkon të gjithë bullgarët, atëherë do të thoshim pa hezitim se ky është Apostulli. Personaliteti i Vasill Levskit na preokupon si askush tjetër, ndërsa fëmijët që në moshë të vogël janë të mahnitur nga guximi, vetëmohimi dhe atdhedashësia e tij.
Ndershmëria e jashtëzakonshme e Levskit është një tipar tjetër i karakterit të tij. Gjithmonë ka menduar për të gjithë shokët e tij të përkushtuar atdheut si për njerëz të barabartë dhe asnjëherë nuk e ka përdorur përparësinë, të cilën pozita e tij të udhëheqësit revolucionar i ka dhënë – mendon Viktor Kombov, studiues i veprës së Apostullit. “Idetë e tij janë në të vërtetë të pastra dhe të shenjta. Ka ëndërruar për një “republikë demokratike në të cilën të gjithë popujt të jetojnë sipas të njëjtit ligj, në paqe dhe mirëkuptim” – nënvizon historiani, i cili pak më shumë se dy vjet më parë bëri një zbulim që provokoi një sensacion të vërtetë. Gjatë një udhëtimi të shërbimit shkencor në Arkivin Shtetëror në Stamboll zbuloi një fotografi të Levskit të panjohur të studiuesve të veprës së tij. Supozohet se kjo ishte fotografia me të cilën Vasill Ivanov Kunçev kërkohej në Perandorinë Osmane. Më shumë për këtë zbulim mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Imazhi i Apostullit të Lirisë Vasill Levski vazhdon të na befasojë dhe të na emocionojë”.
Gjatë veprimtarisë së tij aktive dhjetëvjeçare revolucionare (1862-1872) Levski krijoi një rrjet të fshehtë të komiteteve revolucionare, për punën e të cilave duheshin vende të fshehta (mbi 100 vende fshehje), shumica e të cilave ishin në manastire. Përveç se fshihte Levski dhe bashkëmendimtarët e tij, vëllazëria e murgjve gjithashtu mbështetej aktivitetet e tyre revolucionare me fonde personale. Ka shumë tempuj dhe manastire në trojet bullgare, të cilat mbajnë të pakapshëm kujtimin e Apostullit. Sot, adhuruesit e besimit dhe lirisë ndalen aty me nderim. Botimi i Radio Bullgarisë “Nëpër vendet e shenjta të Apostullit” na çon në disa nga ato vende.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..