Sopranoja bullgare me famë botërore Sonja Jonçeva u bë qytetare nderi е qytetit Plovdiv, njoftoi drejtori i Institutit të Bashkisë “Plovdivi i Lashtë” Bogomill Grozev. Në këtë mënyrë këngëtarja u rendit mes banuesve më të rinj të Plovdivit, të cilët kanë merituar këtë njohje të madhe.
Publiku në Bullgari tanimë është në pritje të shfaqjes së përbashkët në fund të verës të Sonja Jonçevës dhe Plasido Domingos. Më 31 gusht ata do të dalin në një skenë të ndërtuar posaçërisht përpara katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, që të interpretojnë arie dhe duete prej operave të njohura.
Por, në një kohë sa më të shpejtë vlerësuesit e muzikës së përjetshme do të mund të shijojnë interpretimet e primadonës së operës gjatë kohës së dekorimeve "Victoire de la Musique" në Francë /24.02/ kurse më 27 shkurt Jonçeva do të mbajë një recital për serinë “Yjet e Metropolitan operës live”. Koncerti do të incizohet në sallën e bibliotekës së manastirit “Schussenried” në Gjermaninë Juglindore.
Përpiloi: Vesella KrëstevaPak më shumë se një muaj pasi filluan të nxjerrin albumet e tyre në pllaka të gramafonit me "Vetëm për ty", grupi Mary Boys Band prezanton edhe "Rruga e gjatë drejt shtëpisë" në vinil. Studio albumi i dytë i grupit, i cili tani del si një pllakë..
Më 1 korrik 1925, në orën 16:00, në Teatrin e Vjetër të qytetit Stara Zagora u ngrit perdja për shfaqjen e parë operistike jashtë kryeqytetit në Bullgari. "Gergana" nga Maestro Georgi Atanasov ishte zgjedhja e entuziastëve vendas ...
E presim muajin korrik me këngën me të njëjtin emër nga grupi P.I.F. E krijuar një dekadë më parë, "Korriku" edhe sot na sjell freskinë verore me lehtësinë e tingujve regae. Muzika dhe teksti janë të frontmenit të grupit, Dimo Stojanov. Edhe..
Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për..
Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate,..