Shpendë – “udhëtarë” përmes Himalajeve janë banuesit më të rinj të Qendrës për Mbrojtjen e Natyrës dhe të Kafshëve në qytetin Dobriç, njoftoi drejtori i parkut zoologjik Hristian Hristov.

Çifti i patave malore, të njohura akoma si indiane për shkak të migracionit të përvitshëm nga India në Azinë Qendrore dhe anasjelltas, kanë mbërritur nga një fermë për rritje shpendësh dhe aktualisht janë nën karantinë.

Parku zoologjik në qytetin Dobriç është shtëpia e afro tridhjetë llojeve të shpendëve, mes të cilave ka emu, strucë, fazanë, pallonj, pata etj.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe Facebook/ Zoocentredobrich
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..