Të gjashtë eksploruesit polarë bullgarë nga Ekspedita e 29-të Kombëtare Antarktike lundruan nga porti i qytetit kilian Punta Arenas herët këtë mëngjes, njoftoi BTA. Udhëheqësi i ekspeditës, Prof. Hristo Pimpirev, njoftoi se të gjithë janë mirë me shëndet dhe kanë rezultate negative në testin e dyfishtë PCR. Grupi pritet të arrijë në Ishullin Livingstën deri më 25 shkurt dhe të hapë sezonin në bazën “Shën Klimenti i Ohrid”. Ekspedita ka për detyrë të evidentoje të dhënat e regjistruara gjatë gjithë vitit mbi gjendjen e mjedisit, zhvillimet sizmike dhe matësit e baticave dhe zbaticave. Aparatura shkencore do të rirregullohet për sezonin e ardhshëm.
Në fund të marsit, ekspedita jonë do të udhëtojë deri në kontinentin e Amerikës së Jugut me një anije kiliane dhe në fillim të prillit do të kthehet në Bullgari.
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës Islamike të Iranit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Shtetasit kaluan kufirin..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta..