30 000 të vaksinuar gjatë tre ditëve të fundit
Gati 30 000 vaksina janë bërë gjatë tre ditëve të fundit në vend, u bë e qartë në një takim me Kryeministrin Bojko Borisov me Shtabin Operativ Kombëtar. Shtabi raportoi interes jashtëzakonisht të madh në mesin e qytetarëve pasi shteti siguroi korridore të gjelbra për të gjithë qytetarët gjatë fundjavës. Ju kujtojmë se të premten Kryeministri Bojko Borisov këmbënguli që të paktën 10 000 njerëz të vaksinohen çdo ditë. Sipas Borisovit, 15 000 njerëz mund të imunizohen çdo ditë në ditët në vijim, tha reporterja Cvetelina Stojanova.
Që nga sot 25 ekipe lëvizëse kanë filluar të vaksinojnë të gjithë që dëshirojnë në vendbanimet e vogla dhe të largëta.
318 qendra vaksinimi janë hapur në Inspektoratet Rajonale të Shëndetit, institucionet mjekësore dhe poliklinikat e vendit. Në Sofje ka një qendër imunizimi kundër koronavirusit në Spitalin Universitar "Shën Ivan Rillski ”, e cila punon pa ndërprerje 24 orë.
Kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar, Vencisllav Mutafçiiski, raportoi një rritje prej 11.3% të numrit të njerëzve të shtruar në institucionet mjekësore për një javë.
Fillon vaksinimi kundër Covid-19 edhe tek mjekët familjarë
Që nga sot mjekët familjarë po fillojnë të vaksinojnë pacientët e tyre kundër Covid-19. 4300 mjekë të përgjithshëm janë të përfshirë në proces. Në muajin e fundit atyre iu desh të grumbullonin të dhëna nga pacientët e tyre që dëshironin të imunizoheshin.
Autoritetet shëndetësore thonë se ka mjaft vaksina në dispozicion, vunë në dukje reporterët e BNR.
Sot, më shumë se 25 700 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech pritet të mbërrijnë në Bullgari.
Sipas inspektorit shëndetësor shtetëror Angell Kunçev, deri më tani në Bullgari është regjistruar vetëm një rast i një reaksioni alergjik ndaj një vaksine kundër koronavirusit dhe menjëherë janë marrë masat e nevojshme në kabinetin e mjekut.
227 mostra pozitive për Covid-19 nga 2792 teste të kryera
Të infektuarit me koronavirus në Bullgari, të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, janë 227 nga 2792 teste të kryera, ose pothuajse 8% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën nga infeksioni, duke e çuar numrin total në 9854 veta.
Rastet aktive për momentin janë 26 560. 3880 persona janë të shtruar në spital, 321 prej tyre janë në njësitë e kujdesit intensiv.
114 persona u regjistruan të kuruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 200 252.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në vend janë bërë 119 354 vaksina kundër koronavirusit, 10 998 prej të cilave në harkun e shënuar kohor prej 24 orësh. 26 973 persona tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova dhe Ekipi “Lajme”
Përgatiti në shqip: Stafi i Redaksisë së Gjuhës Shqipe
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..