Gati 280 sportistë nga 18 vende do të marrin pjesë në edicionin e gjashtë të turneut të patinazhit artistik Sofia Trophy, i cili do të zhvillohet nga 26 shkurti deri më 2 mars në Pallatin e Dimrit në Sofje. Bashkëorganizatori i konkursit, i cili është për burra, gra, adoleshentë dhe fëmijë, është klubi i patinazhit "Denkova-Staviski", njoftoi BTA.
Gara është pjesë e kalendarit të Unionit Ndërkombëtar të Patinazhit - ISU dhe organizohet me mbështetjen e Federatës Bullgare të Patinazhit. Sofia Trophy është pjesë e zinxhirit të garave për Kupën e Evropës për fëmijë dhe adoleshentë. Turneu do të mbahet pa audiencë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do të transmetohet në internet.Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..