Partia Socialiste Bullgare (BSP) ngul këmbë që Këshilli i Ministrave të fillojë bisedime dypalëshe për furnizimin e vaksinës ruse “Sputnik V”. Këtë e bëri në Parlament liderja e partisë Kornelija Ninova, transmetoi reporterja jonë Violeta Ashikova.
E majta insiston që kërkesa e saj të shqyrtohet që javën tjetër para se të mbarojë punë Parlamenti. Në rast të kundërt BSP do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme mbi këtë çështje.
Sipas Ninovës, me fillimin e vaksinimit masiv në vend, qeveria ka "braktisur planin kombëtar të vaksinimit", duke lëshuar lirisht vaksinat e AstraZeneca, gjë që ka shkaktuar radhë të gjata prej njerëzish që dëshirojnë të vaksinohen dhe kaos në sistem.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..