Bashkë me Shoqatën e Guidave Bullgarë, Ministria e Turizmit përgatiti një seri prej videove reklamuese, të cilat prezantojnë skajet shumë pak të njohura të Bullgarisë. Shikoni filmin 2 minutash, kushtuar manastirit të bukur Novosellski “Trinia e Shenjtë” në qytetin Aprillci në Stara Pllanina.
Ai është i themeluar gjatë vitit 1830 si një manastir familjar. Gjatë kohës së Kryengritjes së Prillit gjatë vitit 1876 vendi i shenjtë bëhet qendër e Republikës së njohur Novosellska. Atëherë, në vazhdim të 9 ditëve, “Trinia e Shenjtë” kthehet në një fortesë të rebelëve, të cilëtu bënë një rezistencë kokëforte ushtarëve të shumtë turq. Pas shpartallimit të kryengritjes, bashkë me të gjithë qytetin Aprillci, manastiri është djegur deri në themel, kurse banorët e tij u masakruan nga trupat osmane. Sot, në paraklisin pas kishës ka një muze të vogël, ku ruhen eshtrat e të vrarëve. Shikoni videon:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..