Ende nuk është e qartë se kur do të fillojnë të punojnë “korridoret e gjelbra” të vaksinimit kundër koronavirusit, njoftoi para televizionit bTV prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare. Ai e quajti një vendim të mirë dëshirën e njerëzve për t’u iminuzuar menjëherë.
Sipas tij nuk ka rrezik që ata të cilët e kanë marrë dozën e parë të mbeten pa dozë të dytë. Mirëpo, në qoftë se kjo ndodh nuk duhet të shqetësohen sepse imuniteti kryesor krijohet që me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë ai rritet me akoma 10-15%.
Prof. Todor Kantarxhiev tha gjithashtu se është i logjikshëm pohimi se ata të cilët e kanë kaluar koronavirusin mund të vaksinohen vetëm me një dozë.
Kontrata sipas së cilës Bullgaria do të blejë raketa antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara u ratifikua nga Asambleja Kombëtare. Kontrata duhet të sigurojë raketat e nevojshme për sistemet antitank të mjeteve luftarake të zbulimit “Stryker”...
“Në emër të shtetit i shpallim luftë mafies së pronave”. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev. Ai shpjegoi se aktivitetet e saj kanë marrë përmasa të paprecedentë duke u karakterizuar me një paturpësi..
Me iniciativën e “Vëzrazhdane”, me mbështetjen e “Veliçie” dhe MEÇ, vota e parë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit u parashtrua në regjistrin e parlamentit. "Votimi është i dënuar thjesht matematikisht, por kjo nuk do të thotë që ne..
Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi nisi një hetim administrativ për shkeljet e mundshme të kryera nga prokurorja evropiane bullgare Teodora..
Pacienti i parë i shtruar për trajtim në vendin tonë pas zjarrit në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut, doli nga Spitali i kryeqytetit “Pirogov”...
“Stabiliteti i qeverisë varet nga arkitektët e shumicës – këta janë Borisov dhe Peevski, varet nga mirëkuptimi mes tyre, sepse ata merren me personelin..