Rimëkëmben imunizimet sipas planit të vaksinimit
Imunizimet në katër fazat e para të planit të vaksinimit do të rimëkëmben ndoshta nesër, njoftoi për BNR drejtorit i spitalit “Pirogov” prof. Asen Balltov. “Korridoret e gjelbra” do të rivendosen kur mbërrijnë në vend sasi më të mëdha prej vaksinave, shtoi ai. Në vend të parë do të përdorim vaksinat e “AsraZeneka”, të cilat pritet që të mbërrijnë këtë mbrëmje.
Ministrja Denica Saçeva: Të gjithë do të mund të vaksinohen
Do të ketë vaksina kundër Covid-19 për të gjithë, 500 000 doza do të mbërrijnë vetëm në mars, njoftoi Ministrja i Çështjeve Sociale Denica Saçeva para televizionit bTV. Ajo shtoi se janë porosititur sasi të barabarta prej tre preparatevetë miratuara në Bashkimin Evropian. Sipas saj, vaksinat e furnizuar vendosen dhe nuk ka zvarritje. "Qeveria ka bërë gjithçka - ka nënshkruar kontrata për vaksinat dhe fakti që ato vonohen është një problem jashtë Bullgarisë," tha Denica Saçeva. Sipas fjalëve të saj, më shumë se 1 milion njerëz mbështeten në forma të ndryshme nga shteti për shkak të epidemisë.
Kryeministri Borisov: “Muaji mars do të jetë kritik”
“Hapja e restoranteve nuk do të thotë se të gjithë duhet të shkojnë atje dhe të infektohen”, deklaroi Bojko Borisov gjatë vizitës së tij në qytetin Çirpan (Bullgari Qendrore). Kryeministri nënvizoi se shpreson tek ndjenja e vetë-ruajtjes dhe inteligjenca e bullgarëve. Sipas tij, marsi do të jetë kritik, por në pranverë "do të jetë më lehtë". Bojko Borisov gjithashtu tha se vaksinat, të cilat pritet të mbërrijnë natën, do të shpërndahen në mënyrë që të vazhdojë vaksinimi.
Ata të cilët e kanë kaluar koronavirusin mund të vaksinohen me një dozë
Ende nuk është e qartë se kur do të fillojnë të punojnë “korridoret e gjelbra” të vaksinimit kundër koronavirusit, njoftoi para televizionit bTV prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Parazitare. Ai e quajti një vendim të mirë dëshirën e njerëzve për t’u iminuzuar menjëherë. Sipas tij nuk ka rrezik që ata të cilët e kanë marrë dozën e parë të mbeten pa dozë të dytë. Mirëpo, në qoftë se kjo ndodh nuk duhet të shqetësohen sepse imuniteti kryesor krijohet që me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë ai rritet me akoma 10-15%. Prof. Todor Kantarxhiev tha gjithashtu se është i logjikshëm pohimi se ata të cilët e kanë kaluar koronavirusin mund të vaksinohen vetëm me një dozë.
Ulje e vogël e përqindjes së të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
1 681 raste të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit nga 13 697 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 12% e mostrave kanë rezultuar pozitive. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 499, në Plovdiv - 150 dhe në Pleven - 115. 800 janë shëruar, 49 njerëz kanë vdekur dhe 4502 pacientë janë në spital - 378 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Ka 40 raste të reja të Covid-19 midis mjekëve, duke e çuar totalin në 10 183. Dje u vaksinuan 15 927 njerëz. Deri më tani janë bërë 204 439 vaksina kundër Covid-19. Me dy doza janë imunizuar 37 181 veta.
Transportuesit kërcënojnë me bllokim të lëvizjes në PKK “Kullata”
Kompanitë e vogla të mallrave po pësojnë humbje serioze për shkak të testimit të shoferëve të kamionëve të imponuar nga autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar “Kullata-Promahon”. Pakënaqësia u përshkallëzua dhe mund të kalojë në një bllokim spontan të trafikut në territorin bullgar. Nënkryetari i Bashkimit të Punëtorëve Bullgarë të Transportit Veselin Dangov shpjegoi për BNR se midis orës 7.00 dhe 22.00, kur kryhen testet, jo më shumë se 20-30 kamionë kalojnë nëpër territorin grek. Sipas transportuesve, kjo është shkelja e radhës e marrëveshjes evropiane për korridoret e gjelbra të transportit nga ana e Greqisë.
Qeveria ka harxhuar më shumë mjete gjatë shkurtit në krahasim me muajin e kaluar
Qeveria ka përshpejtuar shpenzimet në shkurt në krahasim me muajin e mëparshëm, u bë e qartë nga raporti mbi gjendjen e thesarit në janar. Shpenzimet për masat ekonomiko-sociale, 50 levat (25 euro) shtesë për pensionet në dy muajt e parë të vitit dhe rritja e pensionit minimal që nga fillimi i këtij viti janë vetëm disa nga faktorët për shkak të të cilave shpenzimet e buxhetit në shkurt arritën në mbi 1.2 miliardë leva /rreth 600 mln. euro/ krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020, kur kriza me Covid-19 nuk kishte goditur ende vendin tonë.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..