Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënpresidentja Jotova: Është cinizëm të mos ketë festa në Shipka me rastin e festës sonë kombëtare

Maja Shipka
Foto: BTA

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti "cinizëm" anulimin e festimeve në majën Shipka më 3 mars me rastin e festës sonë kombëtare për shkak të epidemisë së koronavirusit. "Nuk mund të mos shkojmë atje në festën tonë kombëtare – ambienti është i hapur dhe njerëzit mund të mbajnë distancën e nevojshme," tha Nënpresidentja për BNT, duke shtuar se në këtë sfond restorantet po hapen.

Ilijana Jotova gjithashtu kritikoi planin e vaksinimit. Pse është e nevojshme të krijohen korridore të gjelbra, pyeti ajo. Sipas Nënpresidentes, ka dy pyetje shumë të rëndësishme për vendin tonë - si Bullgaria do t'i përgjigjet ndryshimit të klimës dhe si do të luftojë varfërinë dhe pabarazinë, të cilat janë "krizat fantazma që do të vijnë pas Covid-19".




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e Termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, TEC “ContourGlobal Maritsa East 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD
Mbreti Abdullah II

Mbreti i Jordanisë Abdullah II mbërrin në Sofje për një takim mbi "Procesin e Akaba"

Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..

botuar më 25-03-31 2.59.MD