Mbërritën vaksinat e pritura të “AstraZeneca”
52 800 doza të vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit u morën këtë mëngjes dhe tashmë po shpërndahen në Inspektoratet Rajonale të Shëndetit, tha kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit, Prof. Krasimir Gigov. Në fund të javës së ardhshme priten akoma 80 000 doza të tjera të vaksinës të Oksfordit. Doza e dytë e vaksinave të "Pfizer / Biontech" dhe "Moderna" ruhet dhe është e garantuar, na siguroi drejtori i Agjencisë së Barnave Bogdan Kirillov. Ai theksoi se nuk ka vendim për vaksinimin e pacientëve që tashmë e kanë kaluar Covid-19 me vetëm një dozë. Nesër priten akoma 21 000 doza të vaksinave Pfizer / Biontech.
Bojko Borisov rekomandoi që korridoret e gjelbra të rivendosen
Kryeministri e bëri këtë rekomandim gjatë vizitës së tij në repartin për fëmijë në spitalin “Pirogov”. Sipas një këshille tjetër të tij ndaj Ministrit të Shëndetësisë prof. Kostadin Angellov 21 dozat e pritua të vaksinave "Pfizer / Biontech" kundër koronavirusit duhet të ruhen për anëtarët e komisioneve zgjedhore rajonale.
Rivendosen korridoret e gjelbra të vaksinimit kundër Covid-19
Që nga sot njerëzit që duan të vaksinohen menjëherë do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë përmes të ashtuquajturve “korridore të gjelbra”, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë. Kryetari i Shtabit Kombëtar të Vaksinimit Krasimir Gigov i ka dërguar udhëzime Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Shoqatës Kombëtare të Mjekëve të Përgjithshëm në Bullgari dhe Inspektorateve Rajonale të Shëndetit për përvetësimin e të gjitha dozave të vaksinave të disponueshme. Kështu, kur nuk ka aplikantë të mjaftueshëm nga katër grupet e synuara në pikat e vaksinimit, të gjithë njerëzit e tjerë do të mund të vaksinohen.
Në qoftë se situata keqësohet do të ketë masa të reja anti-epidemike
Vizita në restorante nuk fsheh rreziqe, por nuk jam i bindur se do të respektohen masat, deklaroi për BNR inspektori shtetëror i shëndetësisë doc. Angell Kunçev me rastin e hapjes së lokaleve ditën e hënë. Sipas tij, do të ketë problem pas orës 22.30 "me muzikën dhe rënien e disa kufizimeve". "Ne jemi në proces të rritjes së sëmundshmërisë, por shkalla e rritjes është e ulët dhe kjo na lejon të jemi më demokratikë në shfuqizimin e masave," tha ai. Sidoqoftë, doc. Angell Kunçev paralajmëroi se nëse situata keqësohet, do të ketë një shtrëngim të ri të masave. Për mendimin e tij, rritja e sëmundshmërisë nuk është aq e madhe jo për shkak të ashpërsisë së masave anti-epidemike por për shkak të versionit të ri të koronavirusit.
1079 të infektuar me koronavirusgjatë 24 orëve të fundit
Brena 24 orëve të fundit janë regjistruar 1 079 raste të reja të koronavirusit nga 8476 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Gati 13% e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i njerëzve të infektuar është në Sofje - 322, në Burgas - 148 dhe në Plovdiv - 70. 1643 njerëz janë kuruar, 39 njerëz kanë vdekur dhe 4674 pacientë janë në spital - 380 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. Rastet aktive janë 31 402. Dje u vendosën 5 321 doza vaksinash, duke e çuar numrin e të vaksinuarve në gjithsej 209 760. Që nga fillimi i epidemisë Covid-19 246 706 njerëz janë infektuar dhe 10 167 njerëz kanë vdekur.
Kërkuam heqjen e testeve të antigjenit në kufirin me Greqinë
Me rekomandimin e Zëvendës Kryeministrit Ekaterina Zaharieva, Ambasadori ynë në Greqi Valentin Porjazov ka kërkuar një shpjegim urgjent nga Ministria e Jashtme Greke, Ministria e Mbrojtjes Civile dhe Policia Kombëtare e Kufirit në lidhje me futjen e testeve të shpejta të antigjenit për shoferët e kamionëve në kufirin me Bullgarinë. Diplomati ynë ka kërkuar që institucionet greke të ndalojnë menjëherë praktikën, pasi ajo bie ndesh me rregulloret evropiane. Pala greke ka pranuar vlefshmërinë e argumenteve bullgare dhe është zotuar të kapërcejë problemin.
Nënpresidentja Jotova: Është cinizëm të mos ketë festa në Shipka me rastin e festës sonë kombëtare
Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti "cinizëm" anulimin e festimeve në majën Shipka më 3 mars me rastin e festës sonë kombëtare për shkak të epidemisë së koronavirusit. "Nuk mund të mos shkojmë atje në festën tonë kombëtare – ambienti është i hapur dhe njerëzit mund të mbajnë distancën e nevojshme," tha Nënpresidentja për BNT, duke shtuar se në këtë sfond restorantet po hapen. Ilijana Jotova gjithashtu kritikoi planin e vaksinimit. Pse është e nevojshme të krijohen korridore të gjelbra, pyeti ajo. Sipas Nënpresidentes, ka dy pyetje shumë të rëndësishme për vendin tonë - si Bullgaria do t'i përgjigjet ndryshimit të klimës dhe si do të luftojë varfërinë dhe pabarazinë, të cilat janë "krizat fantazma që do të vijnë pas Covid-19".
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Diana Canova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..