Një festë e dashur për të gjithë ne është 1 marsi-dita në të cilën ne këmbejmë verore. Këto nuska të kuqe e të bardha për shëndet janë edhe një shenjë tjetër - ka ardhur Dita e Amatorëve në Bullgari. Thonë se data, në të cilën ne festojmë dhe nderojmë zakonin antik pagan të Gjyshe Martës, nuk është e zgjedhur rastësisht. Sepse një nga qëllimet kryesore të veprës së amatorëve është që të ruajë traditat dhe tua transmetojë brezave të ardhshëm, të zgjojë kujtime tek të moshuarit, kurse të rinjve t’u japë dije për historinë e tyre kulturore. Pavarësisht nga puna dhe gjinia e tyre, amatorët i përkushtojnë një pjesë të madhe nga koha e tyre e lirë veprimtarisë shoqërore. Dhe e gjithë kjo - për shkak të etjes së paevitueshme të mund të afrohen deri tek e bukura, kuptimplota, të mund të ngrihen mbi të përditshmes, të jenë artistë në skenë, të gëzojnë dhe të shpërndajnë talentin e vet....
Për këtë nevojë të tyre flasin dhe dy nga këngëtaret në grupin amator folklorik të grave “Germaneja” pranë vatrës së kulturës “Rezja Lartësuese dhe Mësimdhënëse - 1905” në qytetin Sapareva Banja. Gjendet në rrethin e Shopllukut, kurse këngët popullore janë me dy zëra, në stilin tipik për këtë rajon - disonant, me një tingëllim të “mprehtë”, i cili në fillim mund t’ju shtyjë, por pas kësaj do të zbuloni bukurinë arkaike.
Kënga prej kohe ka pushtuar Stojka Kostovën, drejtuese e grupit, e cila prezanton folklorin autentik. Këngëtaret kanë në repertorin e tyre dhe këngë origjinale, të kompozuara nganjë bashkatdhetare e tyre dhe kushtuar Sapareva Banjës.
“Quhet Nevena Geleva, ajo krijoi dy këngë, të cilat ne me Cvetanka Terzijskën i mësuam dhe verën e kaluar morëm çmimin e parë në konkursin “Euro folk “ në Kiten –tregon Stojka. “Germaneja” është krijuar gjatë vitit 2005, por unë këndoj akoma si nxënëse. Më kujtohet, dilnim në oborr në pushim, kapeshim në valle dhe këndonim. Unë kam përfunduar teknikum, jam endëse, por kam punuar punë të ndryshme. Në provat vijmë me një dëshirë të madhe, këndojmë me gjithë zemër, me shumë dashuri.”
Grupi “Germaneja” ka klub të vet në godinën e vatrës së kulturës.“Tani pandemia nuk na jep mundësi të mblidhemi, por ne këndojmë në shtëpi dhe presim festivalet në të hapur” -tregon akoma Stojka. Me shumë krenari tregon për çmimet dhe diplomat të cilat i kanë marrë për prezantimin e tyre të suksesshëm në pothuajse të gjitha konkurset kombëtare. Ajo vet merr pjesë dhe në gara në kulinari - për shembull vjet ka fituar vendin e parë në konkursin për byrek më të mirë me lakër /zellnik/ në fshatin Beli Iskër. Këngët të cilat mund t’i dëgjoni në file, Stojka i ka interpretuar bashkë me Cvetankën, e cila është në grup prej 4 vjetëve. Ajo prej kohe është amatore - ka kënduar në korin me shumë zëra të vatrës së kulturës, ku është njohur me një lloj tjetër arti të të kënduarit. Thotë se asgjë nuk mund të krahasohet me emocionin të cilin e provon dhe e ka kur këndon meloditë e vjetra.
“Më pëlqejnë shumë këngët autentike - thotë Cvetanka. Mbase për shkak të përshkrimit të jetës së dikurshme, për shkak të të kënduarit me dy zëra, nuk mund të përcaktoj saktë. Në disa nga këngët jam ajo që tërheq /këndoj zërin e dytë , i cili i përmbahet një toni/. Me Stojkën kemi dhe duete të tjera. Kur këndoj, më duket sikurse transformohem.”
Kuptohet se gratë nga “Germeneja” marrin pjesë në ritransformime të traditave dhe festave vendase, të cilat i organizon vatra e kulturës, në koncerte dhe festivale në rajon dhe në vend. E bëjnë në bazë të mënyrës së vet origjinale me një përkushtim, modesti dhe përzemërsi. Kurse kur janë në skenë, fytyrat e tyre me të vërtetë transformohen .
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..