Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet flasim në gjuhën tuaj

Milen Bellçev: “Fuqia e Radio Bullgarisë është në frymën kolektive”

Këtë vit Radio Bullgaria feston 85 vjet nga themelimi i saj. Edhe sot e kësaj dite ajo mbetet media e vetme që përhap informacion për vendin në 10 gjuhë. Shumë vite në epokën para-digjitale programi shumëgjuhësh i Radios Kombëtare Bullgare /BNR/ gëzonte popullaritet jashtë vendit, por ishte më pak i njohur në Bullgari. Arsyeja është se programet që paraqesin jetën aktuale, muzikën, kulturën dhe të kaluarën e vendit tonë transmetoheshin në valë të shkurtra dhe të mesme jashtë vendit - në gjuhë të huaja dhe në bullgarisht - për bullgarët në të gjithë botën.

“Kur filloi paraqitja jonë edhe në internet, të gjithë ishim të mendimit se hapësira e internetit është pa kufij dhe kjo do t’i popullarizojë edhe më shumë programet tona. Ato u bënë të disponueshme edhe në Bullgari” -  tha Milen Bellçev, redaktori i përgjithshëm i kryeredaksisë “Gjuhë të Huaja” të Radio Bullgarisë në vazhdim të shumë viteve. Para vitit 1989 programet ishin "nën mbulesën ideologjike", por pas ndryshimeve demokratike ato u bënë një burim objektiv i informacionit. Milen kujton se "në vitet '90 Radio Bullgaria u rendit në mesin e 10 stacioneve më të mira që transmetonin jashtë vendit dhe kolegët anglezë nga BBC na quajtën " BBC në Ballkan ".

Rajna Konstantinova, Angell Nedjallkov – drejtor i Radio Bullgarisë dhe Milen Bellçev – redaktor i përgjithshëm, në një festë të BNR-së.

Në vitin 2004, kur Radio Bullgaria drejtohej nga Angell Nedjalkov, u krijua sajti i parë i BNR-së në internet, vetëm me informacion të programeve të Radio Bullgarisë, në 11 gjuhë - bullgarisht, anglisht, gjermanisht, rusisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht. Faqja u vlerësua shumë lart, duke përfshirë këtu dhe ekspertët e huaj, dhe fitoi disa çmime. Njëri prej tyre daton në të njëjtin vit 2004 - në Festivalin Ndërkombëtar të Uebit në vendpushimin e Allbena, ku u shpall sajti i vitit.

Milen është i bindur se pasuria më e madhe e Radio Bullgarisë janë njerëzit, “sepse njerëzit e krijojnë institucionin dhe jo institucioni – njerëzit”. Ai thekson se këtu kanë punuar përkthyesit më të mirë. Është vështirë të numërohen të gjithë që kanë lënë gjurmë në historinë e medias:

"Që në fund të viteve 1930, kur filluan transmetimet, programet në gjermanisht lexoheshin nga një punonjës i Ambasadës Gjermane në Sofje dhe në italisht - nga Petër Uvaliev, një nga intelektualët më të mëdhenj në historinë bullgare" - vë në dukje bashkëbiseduesi ynë.

Në kohën më të re këtu punonin Vencesllav Nikollov - autor i një fjalori bullgaro-spanjisht, Millko Conev - përkthyes i veprave të shkrimtarit të madh grek Nikos Kazanxaqis, Xhoko Rosiç – aktor i dashur bullgar, i cili ka lindur në Jugosllavi, studiuesja e gjuhës spanjolle Katja Dimanova - me disa çmime nga Bashkimi i Përkthyesve për arritje të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë artistike, Ivan Avuski nga Redaksia e Gjuhës Franceze - 30 vjet korrespodent i botimeve të autoritetshme sportive "France Football" dhe "L'Équipe", koleget nga Redaksia e Gjuhës Shqipe, të cilat, për shkak të gjuhës së tyre të rrallë, shoqëronin të gjithë mysafirët zyrtarë që mbërrinin në vendin tonë nga Shqipëria, thotë Milen Bellçev.

Ekipi i Redaksisë së Gjuhës Turke feston 10 vjet nga rimëkëmbja e transmetimeve në Bullgari.

Ai gjithashtu kujton kohën kur transmetuesit shkuan në duar private dhe nën presion Radio Bullgaria filloi të mbyllte programet e saj transmetuese. Qindra letra dhe telefonata mbërritën nga e gjithë bota me një kërkesë: "Mos e bëni!" Milen i ka kushtuar më shumë se 30 vjet të jetës së tij radios. E ka filluar rrugën e vet profesionale si bashkëpunëtor në Redaksinë e Gjuhës Turke para se të arrijë postin e redaktorit të përgjithshëm të programeve në gjuhë të huaja dhe i di shumë mirë hidhërimet dhe gëzimet e medias nga brenda. Ai kujton të ashtuquajturin “Proces i Ringjalljes”(i cili filloi në vitin 1984, për shkak të të cilit në vitin 1989 360 000 veta ishin të detyruar për t’i braktisur shpejt shtëpitë e tyre duke kërkuar strehim në Turqinë fqinje)dhe kohërat e vështira për kolegët e tij në Redaksinë e Gjuhës Turke, e cila u mbyll. Prandaj, kur u zgjodh redaktor i përgjithshëm i redaksisë “Gjuhë të huaja”:

Drejtoresha e BNR-së Polja Stançeva përshëndet ekipin e Redaksisë së Gjuhës Turke me rastin e përvjetorit të dhjetë të rimëkëmbjes së emisioneve në turqisht për vendin tonë.

“Një prej gjërave të para që bëmë me drejtorin e Radio Bullgarisë Angell Nedjallkov gjatë vitit 1994 ishte të rimëkëmbnim programet në turqisht në vend. Ndër të tjera, të njëjtin vit, filloi edhe transmetimi i programeve në gjuhën ruse.

Sot, kur festojmë përvjetorin tonë të 85-të, Milen është i bindur se fuqia e Radio Bullgarisë është në frymën kolektive dhe punën ekipore të të gjitha redaksive. Pyetjes se si arrihet kjo, ai iu përgjigj kategorikisht:

Ekipi i Radio Bullgarisë dërgon një prej drejtoreshave të Radio Bullgarisë Rajna Konstantinova për në Gjenevë – ajo do të zërë postin e lartë të „Drejtorit të Radios“ në Bashkimin Evropian të Radio-Televizioneve.

“Më e rëndësishmja është që udhëheqësi i ekipit të mund t’i shtypë negativet e çdo njërit dhe të nxjerrë në pah pozitivet e tij. Nuk ka të sëmurë, nuk ka të shëndoshë – duhet të punohet!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një klub i radios në Indi zhvilloi kuiza për Vasill Levskin dhe Radion Kombëtare Bullgare

Bullgaria, e largët si mirazh, del e dashur për një person që nuk ka shkelur kurrë në vendin tonë. Për afro 50 vjet, z. Jayanta Chakrabarty ka ndjekur gjithçka që ndodh në vendin tonë dhe ndoshta di më shumë për historinë dhe gjeografinë e tij se disa..

botuar më 25-04-22 7.10.PD

Bullgaria sot – 21 prill 2025

Të nderuar miq, në këtë program do t'ju njohim me një bullgar besarabian nga Moldavia, Ivan Stojanov. Më pas do mund të dëgjoni më shumë për Peshkopin Francesco Galloni i cili ia kushton jetën e tij të varfërve dhe jetimëve në Bullgari. Në..

botuar më 25-04-21 8.00.PD

Bullgaria sot – 18 prill 2025

Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të cilin Krishti i Kryqëzuar pranoi vdekjen dhe dha frymën e tij të fundit për të çliruar të gjithë..

botuar më 25-04-18 8.00.PD