Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Bullgarisë dhe në lidhje me përvjetorin e vet të 85 Radio Bullgaria starton një iniciativë të re online. Përgatitëm një lojë në ueb-faqen tonë, nëpërmjet së cilës duam të kuptojmë se çfarë janë asociacionet e të huajve kur të dëgjojnë emrin e Bullgarisë dhe cilat janë faktet më pak të njohura për atdheun ndër bullgarët.
Çdo muaj në lojën tonë interaktive do të publikojmë një pyetje nga fusha të ndryshme të lidhura me kulturën, historinë, gjeografinë, arritjet shkencore dhe sportive të vendit tonë.
Në fund të vitit do t’u bëjmë bilanc fakteve, personaliteteve dhe ngjarjeve, me të cilat ju e lidhni më tepër Bullgarinë dhe do t’i renditim në një klasifikim. Pas kësaj do t’ju tregojmë për to në një sërë publikimesh multimediale.
Ju mirëpresim!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë këngën më të fundit të këngëtares së re Paola. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.20 – Lajmet 11.32 – Kënga e Ditës
Në programin e sotëm të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë do t’ju prezantojmë arkitektin Naum Torbov, fati i të cilit është shumë interesant. Pas kësaj në rubrikën “Turizëm” do të bëjmë një..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..