Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si një kultivues i rrushit nga Varna ringjalli verën e vërtetë të trakëve

Foto: arkiv personal

Trakasit kanë pëlqyer të pinë verë të trashë me aromë frute të spikatur fortë dhe shije të pasme të largët....të dyllit të bletës. Një kantinë vere në qytetin Varna propozon një udhëtim në kohë përmes një varieteti të ringjallur të rrushit nga koha e .....”Iliadës” së Homerit.

Kjo nuk është një shaka apo një marifet i lirë për reklamë, por fryt të një vargu prej studimeve arkeologjike dhe kimike dhe eksperimenteve, të cilat kanë zgjatur më shumë se 14 vjet. Vreshtari nga Varna Atanas Karageorgiev  tanimë ka patentuar përpunimin e vet dhe para pak kohe ka lëshuar në mënyrë eksperimentale në treg butilet e para me verë, të cilat kanë vulosur një histori afro 3000 vjeçare.

Çdo gjë fillon pak si me shaka. Gjatë kohës së një shëtitje në tempullin e lashtë trakas Tatull në Rodopet, Karageorgiev, bashkë me shokun e tij Pevell Petkov /ish drejtor i Muzeut Historik të qytetit Kërxhali/ ndeshen me një kërcell të çuditshëm e të vogël me tufa rrushi të kuq. Shokët vendosin ta dërgojnë në Institutin Agrar-biologjik në Sofje për testimin e ADN-së. Rezultatet janë marramendëse dhe ripohojnë supozimin se varieteti  është me një prejardhje shumë të lashtë, tipik për kushtet nëpër trojet tona që përpara 3000 viteve. Pas peripecive të shumta, Karageorgiev mundet të arrijë shumëzimin e hardhisë së egër dhe të mbjellë 50 dynym  nga varieteti antik sipas teknologjive të vjetra. Ndërkohë aplikon me projekt përpara Fondit “Bujqësi”, por nuk mundet të paguajë në kohë garancinë bankare dhe zyrtarët refuzojnë projektin e tij me vlerë 105 mijë leva.

“Pavarësisht nga të gjitha varieteti është konkurrues, është rezistues ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe jep një rendiment shumë të mirë. Vera është diçka mesatare midis varieteteve Gëmza dhe Mavrud, por kjo është normale sepse, në ngjashmëri me to, dhe ky është një varietet i lashtë bullgar. Ka një aromë të ngjeshur fryti të vishnjës, qershisë, me një shije të mëpasshme të këndshme dhe jep 22-24 gradë të sheqerit. Kështu që ky është një varietet i hirshëm, të cilin unë do të vazhdojë ta shpërndajë dhe ta shumojë” - është kategorik zoti Karageorgiev.  

Trakët kanë pasur lavdinë e disa prej prodhuesve më të mirë të verës në lashtësi. Prandaj sipërmarrësi i Varnës viziton objekte arkeologjike nëpër të gjithë vendin, konsultohet me studiues dhe me hollësi studion teknologjitë e vjetra trakase. Për këtë qëllim vera e tij staxhionohet në kavanoza terakote.  

“Në të njëjtën mënyrë kavanozat janë të groposur në tokë dhe në të rrushi bërë pure me tufat dhe bishtat e nxjerra, vendoset të fermentojë dhe nuk trazohet deri në muajin shkurt - tregon ai. Nëse duhet krejtësisht të respektohet teknologjia, e cila ne supozojmë se ka qenë përpara 3000 vjetëve, më se e mundur është që kavanozat të kenë qenë të vulosur me dyllë blete. Sepse, nëse kavanozi nuk është mjaft i trashë, ai luan rolin e një filtri prej qeramike dhe e lëshon lëngun. Prandaj unë i vulos me dyllë blete, që e shton shijen frutore me një shije të mëpasshme të dyllit të bletës”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD