Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 3 mars, me një sërë aktivitetesh në vend dhe jashtë.
Presidenti Rumen Radev do të nderojë kujtimin e vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusë të cilët vdiqën për lirinë e Bullgarisë në majën Shipka.
Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, nën patronazhin e së cilës festimet po mbahen në qytetin Gabrovo, tashmë u ngjit në majë dhe atje rikujtoi se "Bullgaria është një vend antik me rrënja të thella".
Pavarësisht nga ceremonia solemne e anuluar në Shipka, pritet që bullgarët nga pjesë të ndryshme të vendit të ngjiten në Monumentin e Lirisë.
Në një fjalim me rastin e 143 vjetorit të Çlirimit, Kryeministri Bojko Borisov theksoi se vendi ynë po kalon përmes një sprove serioze dhe çelësi për t'u kthyer në normalitet është uniteti.
Në Sofje festimet fillojnë në orën 11.00 të mëngjesit përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur dhe kulmi do të jetë një shfaqje fishekzjarresh solemne në mbrëmje në sheshin e Kuvendit Popullor.
Organizata publike ukrainase "Kongresi i Bullgarëve në Ukrainë" i përgëzoi bullgarët për festën kombëtare me një letër dërguar mediave.
Fëmijët nga shkollat bullgare të fundjavës, të ashtuquajturat “shkolla të së dielës”, në të gjithë botën - Greqia, Franca, Norvegjia, Zvicra, Italia dhe në vendet e tjera - përshëndesin bullgarët përmes Facebook.
Për herë të parë Ujëvara Niagara do të ndriçojë në ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar. Arsyeja për këtë është si festa kombëtare e Bullgarisë, ashtu dhe përvjetori i 55 i marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Kanadasë.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..