Shqyrtohen rregullat për hyrjen e turistëve në Bullgari në kushtet e pandemisë
Kryeministri Bojko Borisov i ka dhënë urdhër Ministrit të Shëndetësisë Kostadin Angellov për të filluar shqyrtimin e rregullave dhe masave për hyrjen e turistëve të huaj në Bullgari në kushtet e pandemisë. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e sotme të Kryeministrit me Shtabin Operativ Kombëtar. "Ne duhet ta bëjmë të qartë për industrinë tonë të turizmit se si do t’i presim turistët - me PCR, pa PCR, me një test antigjeni, me një pasaportë të gjelbër ose siç ju duket e përshtatshme. Por duhet të përcaktohet qartë në mënyrë që të mos e dështojmë sezonin e ri turistik ", ishte kategorik Kryeministri Borisov.
2403 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në 24 orët e fundit
2403 raste të reja të koronavirusit janë zbuluar në Bullgari në 24 orët e fundit, pas 14 563 testeve të kryera, ose 16.5% e mostrave janë pozitive, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në Sofje - 737, Plovdiv - 187 dhe Pleven - 129. Dje kanë vdekur 83 veta me koronavirus dhe bashkë me ta numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 10 391 veta.Rastet aktive janë 33.227. 5009 persona u shtruan në spital, nga të cilët 423 në njësinë e kujdesit intensiv. Për 24 orët e fundit u vaksinuan 20 233 njerëz. Që nga fillimi i programit të imunizimit me një dozë të dytë janë vaksinuar 41 525 persona.
Spitalet po përballen me rritjen e numrit të të shtruarve në spital me Covid-19
Nuk ka presion mbi spitale. Sistemi është i përgatitur për rritjen e rasteve për shkak të versionit britanik të Covid-19. Kjo u raportua në një takim pune me Kryeministrin Bojko Borisov pasi më shumë se 2 000 raste të reja të koronavirusit u raportuan për të dytën ditë me radhë dhe për herë të parë këtë vit gjatë 24 orëve të fundit numri i njerëzve të shtruar në spital me infeksionin e koronavirusit kaloi 5000. Shtretërit spitalorë sipas bazës kombëtare aktualisht janë duke u rritur për të përgatitur sistemin. Doza të reja të vaksinës priten në Bullgari jo më herët se 8 ose 9 marsi.
Covid-19 u bë shkak për pezullimin e pjesëmarrjes së Maria Micovës në turneun e badmintonit në Bazel
Lojtarja bullgare e badmintonit Maria Micova është pezulluar nga pjesëmarrja në turneun e madh në Bazel, Zvicër, me një fond çmimi prej 130 mijë dollarësh. Arsyeja është se ajo ka qenë në kontakt me një anëtar të ekipit bullgar, i cili doli pozitiv për koronavirus, njoftoi Federata Botërore e Badmintonit (BWF), cituar nga BNR - "Horizont". Micova është në karantinë në hotelin zyrtar të turneut. Bullgaria do të përfaqësohet në turne nga Gabriella dhe Stefani Stoevi dhe nga Linda Zetchiri.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..