Qeveria ka caktuar më shumë se 800 000 euro për rinovimin e dy kishave ortodokse dhe xhamisë “Makbul Ibrahim Pasha” në qytetin Razgrad, njoftoi BTA. “Në Bullgari, vetëm toleranca etnike, mirëkuptimi midis feve dhe midis njerëzve mund ta çojë vendin përpara”, tha Kryeministri Bojko Borisov mbledhjen e qeverisë. “Shteti kujdeset për të gjithë në mënyrë të barabartë, njerëzit duhet të jenë të qetë, ne bëjmë atë që u takon atyre”," shtoi Borisov. Më shumë se 600 000 euro shkojnë në rinovimin e monumentit të kulturës, xhamisë funksionuese “Makbul Ibrahim Pasha”. Fondet e tjera janë për restaurimin e kishave ortodokse rurale në Sugarevo, bashkia Sandanski dhe në Zhabljano, bashkia Zemen.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..