2198 janë të infektuar rishtas me koronavirus në vend. 18 për qind e 12 167 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë janë rastet më të reja në qytetin e Sofjes - 607. Pasuar nga Plovdiv me 183 dhe Varna me 142. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë arriti në 255 381 veta.
Rastet aktive janë 34 237. Të shtruarit në spital janë 5 307. Pacientët në njësitë e kujdesit intensiv janë 440. Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1638 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, 210 638 njerëz janë të shëruar. Për 24 orët 93 njerëz vdiqën dhe me ta numri i përgjithshëm i të vdekjeve arriti në 10 506 njerëz.
Në 24 orët e fundit, 20 376 njerëz u imunizuan. Një total prej 268 544 tashmë janë të vaksinuar. Bullgarët me një dozë të dytë janë 4712.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..