Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët të përmenden në kushtetutën maqedonase

Bujar Osmani
Foto: BGNES

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Bujar Osmani tha se nëse një gjë e tillë ka rëndësi për bullgarët, ai nuk ka problem që në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ata të përmenden qartë si pjesë e grupeve të tjera etnike në vend.

“Bullgarët në Maqedoninë e Veriut duhet të ndjehen si qytetarë plotësisht të lirë që mund të organizohen në bashkësi dhe të kenë të gjitha të drejtat. Nëse është e nevojshme, ata do të përmenden në mënyrë të qartë në Kushtetutë”, tha Osmani para televizionit lokal TV 21. Pyetur nëse ndonjë nga Bullgaria ka kërkuar diçka si kjo, Ministri i Jashtëm u përgjigj: “Unë nuk kam dëgjuar. Një gjë e tillë nuk kërkohet”, njoftoi BGNES.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 prillin 2025

Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në Bullgarinë Lindore, ndërsa natën e së shtunës në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-10 7.35.MD

Bullgaria kthen në Liban eshtrat e atentatorit nga “Sarafovo”

Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti terrorist u krye në Aeroportin “Sarafovo” - sulmi më vdekjeprurës kundër izraelitëve jashtë që nga viti..

botuar më 25-04-10 6.09.MD

U neutralizua një kanal për trafikim të emigrantëve të paligjshëm që ka operuar që nga viti 2022

Në një operacion të specializuar policor më 7 prill, Drejtoria për Luftën kundër Krimit të Organizuar neutralizoi një kanal për ndihmën dhe kalimin përmes territorit të Bullgarisë të emigrantëve të paligjshëm. U arrestuan tre persona – organizatori..

botuar më 25-04-10 3.13.MD