Ditën përpara Të Lidhurit e Mishit bullgarët ortodoksë nderojnë të vdekurit të tyre të dashur. Kjo është një nga ditët e veçanta që kisha ka caktuar për të kujtuar shpirtrat e të gjithë të vdekurve. Ato ditë gjithmon bien ditën e shtune duke ndjekur shembullin e Krishtit, i cili ishte me trupin e Tij në varr atë ditë. Shërbesat e adhurimit në tempuj janë funerale dhe pas tyre mbahen shërbime të përgjithshme përkujtimore me tavolina, në të cilat vendosen, përveç bukës së detyrueshme, verës dhe grurit, pjatat e preferuara të të ndjerit. Pastaj priftërinjtë temjanosin ushqim, si një shprehje e lutjes së pastër për shpëtimin e shpirtit dhe shqiptojnë emrat e të vdekurve të regjistruar para shërbimit. Pas lutjes, të pranishmit i shpërndanë ushqimin njëri-tjetrit me fjalët “Zoti fal”.
Jashtë tempullit, njerëzit gjithashtu u japin të afërmve dhe të njohurve bukë dhe grurë, një simbol i pavdekësisë, si dhe ëmbëlsira të vogla për ta bërë të lehtë jetën e përtejme të të ndjerit. Ky ushqim quhet ndryshe edhe lëmoshë.
Në këtë ditë, të afërmit e të ndjerit vizitojnë varret e tyre, i pastrojnë ato dhe mbjellin lule që kujtojnë virtytet e të ndjerit. Pastaj mbi varrin ata derdhin verën e kuqe, një simbol i gjakut të Krishtit dhe ndezin një qiri kishe, në shenjë respekti dhe besimi në pavdekësinë e shpirtit.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..