Sot është dita e fundit në të cilën të krishterët ortodoksë vënë gjellë me mish në tryezën e tyre. Në kalendarin ortodok, Të Lidhurat e Mishit janë gjithmonë të Dielën - tetë javë para Pashkëve. Dita e ka marrë emrin nga darka tradicionale me gatime mishi, pas së cilës është e ndaluar të hahet mish deri në fund të Kreshmës së Madhe. Tradicionalisht, pak para darkës së Të Lidhurave të Mishit, të rinjtë vizitojnë kumbarët dhe prindërit e nuses. Ata u sjellin dhurata: pulë të zier, bukë ritual dhe verë. E gjithë familja mblidhet në tryezë dhe ha për herë të fundit me një tryezë të pasur me produkte mishi.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..