Një linjë telefonike 24 orësh dhe një e-mail për dërgimin e sinjaleve për shkeljet e zgjedhjeve fillojnë të funksionojnë në 8 mars, njoftoi për BNR Kryekomisari Nikollaj Haxhiev, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare (GDNP). Këto sinjale do të përpunohen në koordinim të drejtpërdrejtë me prokurorin dhe do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme. Deri më tani, Ministria e Brendshme nuk ka marrë asnjë sinjal për krime të planifikuara kundër të drejtave të votimit të qytetarëve, tha Haxhiev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..