Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 366

Foto: Pixabay

Asnjë version brazilian, afrikano-jugor ose nigerian i Covid-19 nuk është zbuluar tek ne

Mbi 85 për qind e viruseve që qarkullojnë në vendin tonë janë nga lloji britanik i koronavirusit, tha para BNT Prof. Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Deri më tani, asnjë mutacion brazilian, afrikano-jugor ose nigerian nuk është zbuluar. Specialisti siguroi se këto mutacione mbulohen nga vaksinat, përveç asaj nigeriane, rridhja e së cilës është më e lehtë. Prof. Todor Kantarxhiev gjithashtu tha se në vjeshtë mund të jetë e nevojshme të bëhet një vaksinë e re nëse ato të disponueshme nuk neutralizojnë variantet e reja të Covid-19. Sipas tij, ata të cilën e kaluan koronavirusin duhet të vaksinohen me një dozë.


Koronavirusi pritet të bëhet sezonal

Më 8 mars një vit më parë në Bullgari u raportuan të infektuarit e parë me koronavirus dhe ata tashmë janë mbi 260 000. Covid-19 ka të ngjarë të bëhet sezonal, tha para Radios Kombëtare Bullgare Prof. Todor Kantarxhiev drejtor i Qendrës Kombëtare të Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare.

“Aktualisht nuk ka qarkullim të një varianti të koronavirusit që ka arritur shpërndarjen epidemike dhe kërkon një vaksinë të re. Nëse është e nevojshme, kompanitë që prodhojnë vaksina aktuale mund të përgatisin një vaksinë kundër mutacionit brenda një jave”, tha profesori. Sipas tij, kur shfaqet një variant i ri, i cili ka një madhësi epidemie, një vaksinim i tretë mund të jetë i nevojshëm në vjeshtë.


Mallra të rrezikshëm në treg në lidhje me Covid-19

Alkooli për ndezje i shitur si një dezinfektues, dhe hipnozë me efekt psikologjik kundër koronavirusit janë dy prej mallrave të rrezikshëm të ofruara në tregun bullgar që nga fillimi i epidemisë, tha para BNR Dimitër Margaritov, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit. Sipas sistemit të reagimit të shpejtë të Bashkimit Evropian, produktet më të rrezikshme për vitin e kaluar ishin maskat ​​dhe dezinfektuesit. 9 për qind e sinjaleve kishin të bëjnë me produktet që lidhen me Covid-19. “Gjatë krizës, vëmendje shumë serioze iu kushtohet grupeve të mallrave për mbrojtjen personale”, tha Dimitër Margaritov. Ai dha si shembull raste në të cilat pas njoftimit në Agjencinë Doganore, ndalohej importimi i pajisjeve mbrojtëse personale.


Një sasi e re e vaksinave Pfizer/BioNTech u furnizua në Bullgari

21 060 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech mbërritën në Bullgari këtë mëngjes. Ky është furnizimi i dytë nga një total prej pesë që priten në mars, tha Bogdan Kirillov, drejtor i Agjencisë Bullgare të Barnave. Ai shtoi se kompania tashmë ka konfirmuar 105 300 doza të premtuara këtë muaj, të cilat do t'i marrim në pesë dërgesa.


5776 persona me Covid-19 në trajtim spitalor

497 raste të reja të koronavirusit janë identifikuar në 24 orët e fundit nga 2971 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. Gati 17 për qin e mostrave janë pozitive. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në Sofje - 160, në Plovdiv - 30 dhe në Pleven me 29.

5776 njerëz po trajtohen në spitale, 456 prej tyre në njësinë e kujdesit intensiv. 21 pacientë me Covid-19 vdiqën dhe 385 u shëruan.

9 raste të reja të mjekëve të infektuar u regjistruan në 24 orët e fundit në një total prej 10 455 që nga fillimi i epidemisë.

Vaksinat u janë dhënë 1513 personave. Imunizuar me dy doza deri më tani janë 50 056 veta.


Kontrollojnë cilësinë e ushqimit për njerëzit në nevojë sociale

Organi Administrues i Programit Operativ Evropian të Ushqimit po fillon një inspektim të zbatimit të projektit “Dreka e nxehtë në kushtet e pandemisë Covid-19”, njoftoi Ministria Sociale. Gati 60 000 njerëz të varfër dhe të vetmuar përfitojnë nga masa, e cila siguron supë, gjellë kryesore, bukë dhe një herë në javë ëmbëlsirë. Do të kontrollohen kushtet në të cilat përgatitet ushqimi, si dhe nëse menu plotëson kërkesat për një dietë të ekuilibruar dhe cilësore. Për më tepër, do të kërkohet mendimi i përdoruesve të shërbimit për cilësinë e drekës së nxehtë të siguruar.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD