Mbi 70 për qind nga mostrat për Covid-19 në vend janë të variantit britanik. Nuk ka variant të regjistruar nigerian të virusit, tha në qytetin Kjustendill Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angjellov.
Situata në vend është serioze. Në disa rajone ndihet një presion serioz mbi institucionet mjekësore. Nuk ka masa, të cilat nuk do t’i përfshinim , mbylljen e restoranteve, qendrave tregtare, shkollave, palestrave, sallave sportive, çdo gjë e cila është e domosdoshme, tha ministri. Jemi të shqetësuar për të gjithë, të cilët kthehen nga Afrika, vuri në dukje Angjellov dhe shtoi se do të vendoset karantinë për ta.
Ministri siguroi, se aty ku nevojitet në vend nxënësit do të mbeten nëpër shtëpitë e tyre dhe do të kalojnë në një mësimdhënie online. Kjo vlen dhe për nxënësit e vegjël, dhe për kopshtet, transmetoi BGNES.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..