Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Situata me Covid-19 në vend është kritike

Vencisllav Mutafçijski
Foto: BGNES

Situata në vend është shumë shqetësuese. Gjatë javëve të fundit po shohim një rritje të rasteve të të porsainfektuarve me Covid-19, paralajmëroi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar profesor Vencisllav Mutafçijski. Në takimin tek kryeministri ai shprehu shqetësime nga shterimi i shtretërve spitalorë. Shqetësuese është dhe rritja e sëmundshmërisë dhe rritja e vdekshmërisë. “Sëmundshmëria po shënon rritje me mbi 13 për qind. Gjatë javës së fundit rritja e të vdekurve është 12,4 për qind, nga 9,6 në 100 000 veta, tani jemi në 11,95 për qind, shtoi Mutafçijski.

“Rritja e rasteve mund të evitohet vetëm nëpërmjet mënyrave, të cilat janë të vjetra, por të provuara. Nuk mund të mbështetemi në faktin se pandemia do të zhduket vetë. Duhet të ketë masa”, nënvizoi Mutafçijski.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 majin 2025

Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..

botuar më 25-05-14 7.35.MD

Protesta e transportit publik të kryeqytetit vazhdon për një kohë të pacaktuar

Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..

botuar më 25-05-14 5.45.MD

Qeveria e Rosen Zheljazkovit me një vizion për një mandat 4-vjeçar

Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..

botuar më 25-05-14 3.03.MD