Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Italiania Sofi Matiu u bë kampione në ski-garat tek femrat në qytetin Bansko

Eva Vukadinova
Foto: Federata Bullgare e Skive

Italiania 19 vjeçare Sofi Matiu u klasifikua në vendin e parë me rezultat të përgjithshëm 1:40.24 minuta, në sllallomin e Kampionatit Botëror në disiplinat ski alpine  për të rinj e të reja deri më 21 vjeç në Bansko. Ajo qe e pesta pas raundit të parë me 49.71 sekonda, por me raund të dytë solid prej 50.53 sekonda dhe e siguroi floririn. E dyta, në 20 të qindtat e sekondës përfundoi një sportiste tjetër 19 vjeçare - Moa Bostrom Musener nga Suedia(49.63 dhe 50.81 sekonda), kurse e tretë në 21 të qindta u rendit 20 vjeçja Ej Xhej Hërt nga Shtetet e Bashkuara(49.63 dhe 51.09). Bullgarja Eva Vukadinova përfundoi në vendin e 26 me një kohë të përgjithshme 1:49.06 minuta në të dyja zbritjet. Menjëherë pas saj përfundoi bullgarja tjetër Julia Zllatkova me kohë 1:49.13 minuta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pista e re e atletikës në Stara Zagora u hap zyrtarisht – e qasshme edhe për qytetarët

Me një ceremoni të veçantë, në Stara Zagora u përurua pista e re stërvitore e atletikës, e ndodhur mbi stadiumin “Beroe”. Projekti kap vlerën e mbi 1.3 milion leva. Pas rikonstruksionit, pista përmbush standardet e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës..

botuar më 25-08-22 6.42.MD
Stilijana Nikollova

Stilijana Nikollova është e dyta në renditjen në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro

Pas performancave me unazë dhe top, Stilijana Nikollova u rendin në vendin e dytë në kualifikimet e Kampionatit të 41-të Botëror të Gjimnastikës Ritmike në Rio de Janeiro. Nikollova luajti shumë fort dhe me një aset prej 58.750..

rinovuar më 25-08-21 9.54.PD
Aleksandër Vasilev

Aleksandër Vasilev me fitore senzacionale në Sofje kundër Ivan Gahov në ATP Challenger

18-vjeçari Aleksandër Vasilev , gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë..

botuar më 25-08-18 6.41.MD