Italiania 19 vjeçare Sofi Matiu u klasifikua në vendin e parë me rezultat të përgjithshëm 1:40.24 minuta, në sllallomin e Kampionatit Botëror në disiplinat ski alpine për të rinj e të reja deri më 21 vjeç në Bansko. Ajo qe e pesta pas raundit të parë me 49.71 sekonda, por me raund të dytë solid prej 50.53 sekonda dhe e siguroi floririn. E dyta, në 20 të qindtat e sekondës përfundoi një sportiste tjetër 19 vjeçare - Moa Bostrom Musener nga Suedia(49.63 dhe 50.81 sekonda), kurse e tretë në 21 të qindta u rendit 20 vjeçja Ej Xhej Hërt nga Shtetet e Bashkuara(49.63 dhe 51.09). Bullgarja Eva Vukadinova përfundoi në vendin e 26 me një kohë të përgjithshme 1:49.06 minuta në të dyja zbritjet. Menjëherë pas saj përfundoi bullgarja tjetër Julia Zllatkova me kohë 1:49.13 minuta.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...