Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 368

Foto: Rumen Sarandev

Sofja vendosi kufizime rajonale kundër pandemisë

Nga 12 deri më 26 mars, të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të deri në 12-të në Sofje vazhdojnë të mësojnë në distancë. Pezullohet frekuentimi i shkollave të larta dhe i aktiviteteve jashtëshkollore.

Të gjithë lokalet do të punojnë me orar të kufizuara pune deri në orën 22.00, njoftoi BTA, duke iu referuar Shtabit Operativ në kryeqytet. Rekomandohet që punëdhënësit të organizojnë punë në distancë nga shtëpia ose në ndërresa kur është e mundur.

Ndalohet mbajtja e ekskursioneve, festivaleve dhe panaireve të organizuara dhe mbledhja e një numri të madh të njerëzve në të hapur. Sofja kaloi pragun e 500 të sëmurëve për 100 000 njerëz. Mosha mesatare e atyre që janë infektuar me Covid-19 është në rënie dhe tani është 51 vjeç, tha Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.


Operatorët turistikë bullgarë insistojnë për parashikueshmëri në masat antiepidemike

Vendosja e karantinës është një pengesë administrative që do të çojë përsëri në bllokimin e aktiviteteve të operatorëve turistikë dhe do të shkaktojë humbje të konsiderueshme për udhëtimet tashmë të paguara, sipas Shoqatës “E ardhmja për Turizmin”, njoftoi BTA. Pozicioni i shoqatës ka të bëjë me dëshirën e autoriteteve shëndetësore për të vendosur një karantinë të detyrueshme për bullgarët që kthehen nga Afrika. Sipas kryetares së shoqatës Pavlina Ilieva, vendosja e kufizimeve të reja pa një periudhë përshtatjeje dhe një motiv të arsyeshëm për aplikimin e tyre do të çojë në edhe më shumë tension ndër klientët e  tyre. Në pozitën e Shoqatës “E ardhmja për Turizmin” gjithashtu thuhet se anëtarët e organizatës e kanë marrë seriozisht nevojën për vaksinim kundër koronavirusit, dhe shumë operatorë turistikë dhe klientë u imunizuan tashmë.


Më shumë se 6000 njerëz me Covid-19 janë në spital

Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 3502. Prej tyre 76 janë me stafin mjekësor. Sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit, mbi 20 për qind e 17 193 mostrave ishin pozitive. 6017 pacientë u shtruan në spital dhe 497 ishin në njësitë e kujdesit intensiv. 3403 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit dhe 138 njerëz vdiqën.

Shumica e të infektuarve rishtas janë në Sofje - 882, Burgas - 441, Varna - 272 dhe Plovdiv - 217

Të vaksinuarit gjatë ditës së fundit janë 8019 ose gjithsej 302 151 persona. Të rivaksinuarit janë 5 644.


Qeveria siguroi fonde shtesë për pensionistët dhe bashkitë

Këshilli i Ministrave miratoi caktimin e 50 milion euro shtesë nga buxheti për sigurimin shtetëror shoqëror për shkak të krizës së koronavirusit. Fondet shpërndahen midis 2.1 milion pensionistëve dhe arrijnë në 25 euro për secilin pension, njoftoi qendra e shtypit pranë qeverisë.

Në një vendim tjetër, qeveria miratoi më shumë se 1 milion euro transferime shtesë në buxhetet bashkiake për këtë vit. Një pjesë e fondeve është për ndërtimin dhe riparimin e kopshteve, çerdheve dhe shkollave.

Për vitin e ri shkollor, qeveria siguron një ndihmë të njëhershme prej 150 eurosh për të gjithë nxënësit e klasave të parë dhe të tetë (gati 118 500 fëmijë) dhe nuk ka asnjë kriter të ardhurash për masën.


Grupet më të prekshme në Bullgari do të vaksinohen deri në maj

Masat shtesë që shtabet rajonale do të zbatojë në zonat e kuqe me incidencë të lartë të Covid-19 në vend do të çojë në normalizimin e situatës. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov gjatë takimit të rregullt të qeverisë, njoftoi BTA. Kryeministri shprehu shqetësimin se variantet e reja të virusit po infektojnë të rinjtë shumë më shpejt. Ai vuri në dukje se sot rreth 15 000 – 20 000 njerëz do të vaksinohen dhe “me një muaj tjetër durim, grupet më të prekshme do të imunizohen”.


Është duke u rritur numri i njerëzve të gatshëm të vaksinohen kundër Covid-19

Dëshira për vaksinim po rritet, njoftoi Gallup International Balkan, bazuar në një anketim përfaqësues të kryer nga 22 shkurt deri më 1 mars.

Nëse në janar dhe shkurt 27 për qind e bullgarëve të rritur dëshironin të vaksinoheshin kundër koronavirusit dhe 48 për qind ishin kundër, tani 36 për qind shprehin dëshirë dhe 41 për qind janë kundër. Ekziston një ulje e hezitimit - nga 24 për qind në 20 për qind. 3 për qind u përgjigjën se ata tashmë janë vaksinuar.

55 për qind e të anketuarve insistojnë në masa më të lehta kundër pandemisë, ndërsa 32 për qind - për ato më të rrepta, njoftoi BTA.


Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Vesella Krësteva dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryebashkiaku i Sofjes Vasill Terziev

Kryebashkiakët nga Ballkani u mblodhën në forumin B40 në Sofje

Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën nga Bashkia e Tiranës . Në edicionin e katërt të forumit marrin pjesë Ekrem İmamoğlu – Kryetari..

botuar më 25-02-24 11.43.PD

Marshime për përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..

botuar më 25-02-24 10.36.PD
Rosen Zheljazkov, Friedrich Merz

Kryeministri Zheljazkov ka uruar Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani

Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..

botuar më 25-02-24 9.47.PD